ARKATANA

Mustafa: Kosova duhet të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Isa Mustafa me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se Kosova duhet të jetë e barabartë në të gjitha instancat ndërkombëtare.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë të fitojnë lirinë e qarkullimit pa ndonjë kufizim.

Ndër të tjera Mustafa ka potencuar edhe arritjet historike të vendit si rezultat i përkrahjes ndërkombëtare./Zeri

UBT

Postimi i plotë i Kryeministrit:

Kemi shume pune per te bere. Kosova duhet te anetaresohet ne organizatat nderkombetare, te behet subjekt i barabarte ne vendim-marrjen boterore dhe te perfitoje nga keto vendime. Qytetaret e Kosoves meritojne te fitojne lirine e qarkullimit, pa kufizim me regjim vizash, si nje e drejte themelore per zhvillim, arsim dhe prosperitet. Pavaresia e Kosoves duhet te njihet edhe nga pese vende te BE-se ; na nevojitet perkrahja edhe per shume njohje tjera. Zhvillimi me i shpejte ekonomik mund te behet vetem mbi leva te bashkepunimit politik dhe diplomatik me vendet e tjera, te shtetit qe bazohet ne ligj dhe ne rregulla te demokracise. Jane keto ceshtje, te cilat nuk mund t’i bejme vet, per te cilat na nevojitet perkrahja e perhershme dhe mirekuptimi nga SHBA, vendet e BE-se dhe shume vendeve tjera.

Te arriturat historike ne ndertimin e shtetit tone, si rast i vecante, jane Rezultat i perkrahjes se fuqishme, para se gjithash, nga SHBA. Edhe proceset te cilat tani po i zhvillojme po i bashkerendisim me SHBA-te dhe BE- ne. Kjo eshte e vetmja rruge e cila na qon perpara, eshte rruga, te cilen e kane perkrahur qytetaret e Kosoves me shumicen dermuese te votes se tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.