Mustafa: Kosova di si të përballet me kërcënime terorriste

I pari i ekzekutivit ka thënë se autoritetet e sigurisë në Kosovë janë në nivel të duhur për t’u përballur me kërcënime terroriste.Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë vizitës që ka bërë në Istog ka komentuar ngjarjet e së premtes mbrëma në Paris.
I pyetur lidhur me sulmet e së premtes mbrëma në Paris, Mustafa ka shprehur keqardhje për viktimat, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, sa i përket sigurisë dhe rrezikut që Kosovë të përballet me të tilla sulme ai ka thënë që Kosova është vend i sigurt, pasi Qeveria e Kosovës ka strategji të fortë për t’u përballur me terrorizmin.