Mustafa: Kosova dhe Serbia ta njohin njëra tjetrën
Deputeti nga radhët e PDK-së, dhe njëherit anëtari i komisionit për integrime evropiane, Rrustem Mustafa, konsideron se vendi ynë ka kaluar sfida të mëdha sa i përket zhvillimit dhe shtetndërtimit.
Mustafa vlerëson se nuk është bërë punë e kënaqshme në shumicën e dikastereve shtetërore.
“Vendi jonë ka kaluar sfida të mëdha sa i përket zhvillimit te shtetndërtimit dhe për pasojë nuk është e kënaqshme puna e bërë deri tani në shumicën e dikastereve shtetërore, sikur jemi në konsolidim dhe normalizim të po këtyre mekanizmave që janë të obliguar të sfidohen me të gjitha punët që dalin para vendit sa u përket integrimeve europiane. Pra mund të konkludoj se jemi në fazën e normalizimit të mekanizmave institucional në mënyrë që t’ju përgjigjemi punëve që jane para institucioneve te vendit. Vendi ynë prej momentit të shpalljes së pavarësisë para 7 viteve ka patur si synim anëtarësimin në OKB, në Nato si dhe organizata tjera nderkombetare ndërsa si synim të përhershëm kombëtar e ka anëtarsimin në BE apo si e shtruat pyetjen integrimin europian”, ka thënë Mustafa për Indeksonline.
Sipas tij, janë shumë objektiva dhe etapa që duhet zbatuar, lidhur me arritjen e cakut final, integrimeve evropiane.
“Arritja e cakut final të integrimeve ka shumë etapa dhe ne besoj se jemi në fazën e zbatimit të kushtetushmërisë në gjithë vendin, sundimin sistematik dhe të pandalshëm në gjitha segmentet e jetës të rendit dhe ligjit, modeli në udhëheqje të jetë sa më cilësore në administraten shtetërore, në edukim dhe të shtojmë edukatën në respektim të punës kudo që jemi në detyrë, adaptimi i mënyrave të përshtatshme të marrëdhënjeve ekonomike zhvillimore për krijimin e ambijentit sa më të mirë për angazhimin e njerëzve në punësim, aq te nevojshme për qytetarët. Objektiv me rëndësi duhet të jetë njohja nga pesë vendet europiane, personalisht mendoj se duhet të jetë prioritet edhe krijimi i kushteve që të njohin njëra- tjetrën KOSOVA- SERBIA“ , theksoi Mustafa.
Megjithatë, ai thotë se mbetet përkushtimi i tyre, që të hapim rrugën dhe tu ofrohemi sa më afër integrimeve europiane.
“Europa ka krijuar standarde për të gjitha vendet që duan integrimin në EU, dhe në pa dilemë se do të jemi me tërë kapacitetet tona të angazhuar që sa me shpejt tí përfundojmë detyrimet tona ndaj misionit“, ka shtuar ai./Indeksonline/

