RCCOLA

Mustafa: Kosova dhe Gjilani ka ndryshuar me qeverisjen e PDK-së

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kosova ka ndryshuar me qeverisjen e PDK- së dhe Gjilani poashtu. Lista e kandidatëve të PDK-së është listë larg më e mirë se listat tjera sepse jemi të dëshmuar me punën e mirë ka thënë Qemajl Mustafa.

Rruga e Prishtinës i jep mbështetje të plotë Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe kandidateve të saj.

Kemi krijuar bazament sepse kemi bërë ndryshime të mëdha në Kosovë u shpreh Sami Hoxha para qindra të pranishmëve të rinjë, të reja, mosha dhe profile të ndryshme. “Por tani kemi kaluar një mision tjetër, misionin e 200.000 vendeve të reja të punës, misionin që i prinë kryeministri jonë dhe kryetari i PDK- së Hashim Thaqi”.

Të pranishëm në takim ishin edhe kandidatët për deputet të listës së Partisë Demokratike të Kosovës nga Gjilani.

Zenun Pajaziti përshëndeti të pranishmit dhe tha se më vjen mirë që jam pjesë e një liste të tillë siç është kjo e PDK-së dhe pjesë e ekipit të ri. “PDK- është e vendosur të fitoj bindshëm dhe ju premtoj se do të jemi bashkë në Parlamentin e Kosovës dhe proceseve të rëndësishme për Kosovën”.

Uji Dea

Labinotë Demi e cila është pjesë e listës së PDK-së nga koalicioni u shpreh se kualiteti i PDK- së është pranuar mirë tek qytetarët e Gjilanit dhe më vjen mirë që jam pjesë e kësaj listës zgjedhore. Uroj qytetarët e Republikës së Kosovës që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike”.

Salihe Mustafa para të pranishmëve u shpreh se duhet të votohet misioni i ri, mision për mirëqenën e qytetarëve të Kosovës. “Qeveria Thaçi III do të përkujdeset për qytetarët, siç u përkujdes për kategoritë e dalura nga lufta, dhe shumë kategori tjera, andaj ju ftoj që të votoni misionin e ri”.

Qemajl Mustafa i’u drejtua të pranishmëve dhe tha se më lejoni të ju falënderoj për punën e madhe që po e bëni, ju falënderoj gjithashtu që më ndihmuat në qeverisje të mirë me komunën për gati 7 vite. “Kosova ka ndryshuar me qeverisjen e PDK- së dhe Gjilani poashtu. Lista e kandidatëve të PDK- së është listë larg më e mirë se listat tjera sepse jemi të dëshmuar me punën e mirë. Në Kosovë për fat të keq gjetja e një vendi të punës është privilegj, mirëpo pikërisht ky imperativë nis në kohën e duhur me investime të mëdha në ekonomi, fondi 1.5 miliard Euro janë investime për Kosovën dhe qytetarët e saj”.

Florina Kadriu- Zymberi u shpreh para të pranishmëve se unë në jetën time i kam realizuar me punë dhe devotshmëri të gjitha arritjet e mija, por ka ardhur koha që të kontribuoj zëshëm nga Parlamenti i Republkës së Kosovës. “Në hartimin e projekteve të mia do të ketë staf profesional dhe këto projekte do të realizohen. Do të jem zë i fuqishëm i Anamoravës” dhe rekomandoi që të votohet lista e PDK- së.

Sabedin Kadriu tha se bashkudhëtarë për misionin e ri jemi ne bashkërisht. “Në projektin për misionin e ri janë të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi dijen dhe guximin që të mbrojmë dinjitetin e qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës në përgjithësi, andaj ju ftoj që të votoni PDK- në me kandidatët më të mirë, bashkë për misionin e ri dhe zotin Hashim Thaçin” tha Kadriu./rajonipress/