Eko Higjiena

Mustafa: Konkurrenti i PDK-së është i skaduar

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qemajl Mustafa, kandidat për deputet tha se konkurrenti i PDK është konkurrent i skaduar, pa dinamikë të punës dhe vullnet për të dërguar Kosovën përpara. “Misioni i Ri është program dhe punë e cila mund të realizohet vetëm me një dinamizëm të punës dhe ketë punë të mirë dinë ta bëjë vetëm kryeministri i Kosovës zoti Hashim Thaçi, dhe Partia Demokratike e Kosovës.

PDK mbajti takimin elektoral të radhës, në fshatin Bresalc ku shpalosi programin e ”Misionit te Ri” dhe promovoi kandidatët për deputet.

Sahit Abazi tha se Bresalci do të vulosë fitoren e radhës së PDK-së ashtu siç ka ditur të bëjë edhe në të kaluarën. Kjo sepse Partia Demokratike e Kosovës ka programin më të mirë, kandidatët më të mirë dhe liderin e padiskutueshëm Hashim Thaçin.

Qemajl Mustafa, kandidat për deputet tha se konkurrenti i PDK është konkurrent i skaduar, pa dinamikë të punës dhe vullnet për të dërguar Kosovën përpara. “Misioni i Ri është program dhe punë e cila mund të realizohet vetëm me një dinamizëm të punës dhe ketë punë të mirë dinë ta bëjë vetëm kryeministri i Kosovës zoti Hashim Thaçi, dhe Partia Demokratike e Kosovës”.

Zenun Pajaziti theksoi se fryma e fitores së PDK-së po shihet në gjithë Kosovën e poashtu edhe në Gjilan. “Frymë kjo e krijuar nga puna e palodhshme që bëri PDK për vite të tëra, e punë e cila do vazhdojë edhe për shume vite të ardhshme”.

Salihe Mustafa tha se gruaja duhet të ketë rolin e merituar dhe vetëm “Misioni Ri” ka plan të qartë që për 4 vitet e ardhshme të bëhet punësimi në mënyrë të drejtë dhe të jepet hapësirë më e madhe për femrat”.

Florina Zymberi tha se duhet të dëgjohet zëri i deputeteve femra më shumë dhe insistimi do jetë i pakursyeshëm për të arritur ketë gjë. “Ne kemi plane konkrete për Anamoravën dhe ato plane do të realizohen me ndihmën e PDK- së dhe zotit Hashim Thaçit”.

GRANDEMALL

Qendra e qytetit fuqishëm për “Misionin e RI”

Sami Hoxha koordinatorë i PDK-së tha se Gjilani po tregon se jemi më të mirët. “Partia Demokratike e Kosovës ka programin më të mirë, kandidatët më të mirë dhe liderin e padiskutueshëm Hashim Thaçin. Lista e PDK- së është larg më e mirë se listat tjera” tha Hoxha.

Qemajl Mustafa, kandidat për deputet tha se PDK-ë ka program me mision për të gjithë qytetarët e Kosovës. “Është larg më i mirë se programet tjera. Ky program prodhon 200.000 vende të reja pune. Do të ndihmon 200.000 familje në Kosovë”.

Salihe Mustafa theksoi se fryma e fitores së PDK-së po shihet në gjithë Kosovën e poashtu edhe në Gjilan. “Frymë kjo e krijuar nga puna e palodhshme që bëri PDK për vite të tëra, e punë e cila do vazhdojë edhe për shume vite të ardhshme”.

Florina Zymberi tha se gruaja ka vendin e merituar në programin e Misionit të Ri, ka plan të qartë që për 4 vitet e ardhshme, sepse gruaja është serioze në punë dhe jetë.

Labinota Murtezi tha se ne shume mirë po mirëpritemi nga të gjithë qytetarët. “Ndjehem me fat që jam kandidate në këtë listë zgjedhore dhe përkrahëse e Misionit të Ri” ka thënë Demi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.