Eko Higjiena

Mustafa: Kodi 383 është shtetëror dhe gjeografik

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Drejtori Ekzekutiv i VALA-s, Agron Mustafa, ka dhënë një sqarim në lidhje me kodin telefonik 383 që i është dhënë Kosovës. Ai ka thënë se ky kod është kod shtetëror duke iu referuar kodeve telefonike të shteteve tjera evropiane.

“Të gjitha kodet ndërkombëtare telefonike në shfrytëzim nga të gjitha vendet evropiane fillojnë me +3XX ose +4X, që nënkupton se numri i parë “3 ose 4” është numër identifikues gjeografik dedikuar Evropës. Me fjalë tjera i bie, që të gjithë kodet nderkombëtare telefonike, përveç që janë kode shtetërore, janë edhe kode gjeografike me ndonjë përjashtim sikurse që mund ta shihni në buletin, rastin e Taiwanit apo Hong Kongut ose Macaut”, ka shkruar Mustafa në profilin e vet në “Facebook”.

Ja postimi i plotë i tij:

Për të gjithë të interesuarit, linku i mëposhtëm paraqet të gjitha kodet ndërkombëtare telefonike, sipas buletinit më të vonshëm të publikuar nga ITU (15.12.2016) ku mund të shihet edhe kodi më i ri telefonik që na është dhënë neve, Kosovës.

http://www.itu.int/…/itu-t/opb/sp/T-SP-E.164D-2016-PDF-E.pdf

United Hospital

Po ashtu mund të vëreni dallimin e kodeve që iu janë dhënë disa regjioneve gjeografike që janë pjesë përbërëse të shteteve tjera dhe si janë ato të paraqitura në buletin, në raport me kodin që na është dhënë neve.

Të gjitha kodet ndërkombëtare telefonike në shfrytëzim nga të gjitha vendet evropiane fillojnë me +3XX ose +4X, që nënkupton se numri i parë “3 ose 4” është numër identifikues gjeografik dedikuar Evropës. Me fjalë tjera i bie, që të gjithë kodet ndërkombëtare telefonike, përveç që janë kode shtetërore, janë edhe kode gjeografike  me ndonjë përjashtim sikurse që mund ta shihni në buletin, rastin e Taiwanit apo Hong Kongut ose Macaut.

Ne në Telekomin e Kosovës i jemi gëzuar këtij lajmi, mirëpo kam pa dhe lexuar që jo të gjithë mendojnë dhe kanë qasjen e njëjtë me ne mbi Kodin Ndërkombëtar Telefonik.

Andaj, ky link lë të shërben për sqarimin dhe përpjekjen e eliminimit të shumë zërave dhe kritikave mbi kodin, veçanërisht të krijimit të paqartësive mbi atë se nuk është kod shtetëror por kod gjeografik!!!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.