Mustafa: Koalicioni qeverisës po përballet mirë me problemet

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Raporti i Progresit është real dhe se sipas tij ky raport vlerëson Kosovën në dialogun me Serbinë siç tha ai “përkundër problemeve që i kemi me opozitën”.
“Jemi në fazën fillestare të adresimit të çështjeve. Ne do ta lexojmë çdo pikë të raportit dhe do të marrim masa”, ka deklaruar shefi i qeverisë kosovare.
Mustafa para ministrave të kabinetit qeveritar ka shtuar më tutje se koalicioni qeverisës po përballet mirë me problemet, njofton Klan Kosova.