Fundamenti

Mustafa: Koalicioni do të funksionojë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë takimit me Marieluise Beck, anëtare e Komitetit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, e ka siguruar këtë të fundit që koalicioni do të punojë në të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit dhe do të jetë garanci për vazhdimin e raporteve të shkëlqyera me Gjermaninë.

Gjatë ditës Mustafa ka mbajtur dhe një takim me kryetarët e degëve, të cilët i ka njoftuar me ecurinë e aktiviteteve dhe të proceseve politike pas zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit.

Në këtë takim, Mustafa ka folur për detajet e marrëveshjes së koalicionit LDK-AAK-Nisma për Kosovën, si dhe për masat që po merr koalicioni për implementimin e saj. “Do të punoj që marrëveshja të implementohet sa më parë dhe se Qeveria, që do të dalë nga kjo marrëveshje, do të punojë për të mirën e vendit. Në ditët në vijim partnerët e koalicionit do të punojnë për përgatitjen e programit të përbashkët qeverisës”, ka thënë Mustafa në këtë takim.

Ndërkaq, për gazetën, nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija, ka thënë se në këtë proces kanë hyrë bashkë me VV-në dhe po ashtu, sipas saj, bashkërisht me VV-në do të bisedohen dhe kushtet që kjo e fundit ka ngulur këmbë. Sahatqija tha se me “Vetëvendosjen” do të flasin për modalitetet dhe do t’i shohin edhe mundësitë që edhe VV-ja të ketë pjesë në qeverisje. Ajo ka theksuar se LDK-ja ka përkrahur bisedimet, si dhe përkrah partneritetin e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare, si dhe nuk përjashton mundësinë që në këto bisedime të jetë dhe VV-ja.

Fundamenti

“Kemi hyrë së bashku dhe me “Vetëvendosjen” do të diskutohen dhe shumë çështje të tjera”.

Kurse, anëtari i kryesisë së Nismës, Bilall Sherifi, tha se marrëveshja për koalicionin është vendosur pasi partitë opozitare kanë shprehur qëndrime të njëjta politike për Qeverinë e ardhshme, prandaj ai thekson se asnjë parti që ka marrëveshje të mbështesë koalicionin nuk mund të dalë me qëndrime veç e veç.

Sipas tij, mandatari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke biseduar dhe me VV-në. Sherifi tha se është obligim i të mandatuarit për kryeministër që të harmonizohen qëndrimet e partive që mbështesin koalicionin dhe janë pjesë e marrëveshjes. Ai ka thënë se “Vetëvendosje” ka të gjitha të drejtën që të inkuadrojë idetë e veta në programin e Qeverisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.