ARKATANA

Mustafa: Këtë Vetëvendosje nuk e kam pritur

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Muhamet Mustafa, ka reaguar pas përfundimit të protestës së thirrur paqësore nga Vetëvendosje dhe “Thirrjet e Nënave” në Prishtinë, kundër Jabllanoviqit dhe në mbrojtje të “Trepçës”.

Pasi një numër protestuesish hodhën dhe po vazhdojnë të hedhin gurë e gjësende tjera të forta në drejtim të ndërtesës së qeverisë, ai ka thënë se këtë Vetëvendosje nuk e ka pritur.

ARKATANA

Sipas tij, protestuesit po sillen kështu pasi nuk ka marrë ftesë nga organizatorët që të mos ushtrohet dhuna.

“Kjo nuk është VV që e kam pritur se do të angazhohet për të tejkaluar problemet e rënda të shoqërisë sonë. Parlamenteve ‘popullore’ në shërbim të kultit individual u ka kaluar koha që moti dhe nuk i duhen Kosovës”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/