UBT

Mustafa kërkon votat e deputetëve: Me këtë ligj, Trepça është dhe mbetet pronë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke prezantuar projektligjin për Trepçën ka thënë se ky projektligj është i rëndësisë së veçantë për Kosovën.

“Me këtë duhet ta hapim të ardhmen e Trepcës”, ka thënë Mustafa duke shtuar se për përgatitjen e këtij ligji janë shfrytëzuar edhe përvojat e jashtme.

Duke kërkuar mbështetjen e të gjithë deputetëve për aprovimin e tij, Mustafa ka thënë se ligji përcakton qartë se resurset minerale janë pronë e Kosovës prandaj me këtë ligj, sipas tij, Trepça është dhe mbetet pronë e Kosovës.

“Trepça sipas këtij ligji do të organizohet si shoqëri aksionare, ku aksionar kryesore do të jetë qeveria me 80 për qind të aksioneve”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Uji Dea

Organizimi i tillë sipas ligjit, sipas Mustafës, do të nxisë një frymë konkurruese dhe kjo është një zgjidhje ka arritur rezultate edhe në vendet tjera.

“Trepça do të jetë një korporatë unike, por njësitë biznesore do të jenë pavarësinë e tyre. Projektligji siguron një kujdes ligjor dhe sipas praktikave ndërkombëtare për mjedisin. Pretendimet e kreditorëve do të trajtohen nga AKP, dhe Dhoma e veçantë e Gjykatës Supreme”, ka thënë ndër tjerash Mustafa.

Në fund, Mustafa ka thënë se në hartimin e këtij projektligji janë konsultuar edhe përfaqësues të Trepçës, AKP-së, ekspertë të pavarur dhe të tjerë, si dhe ekspertë ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.