KKVITI

Mustafa kërkon që Kosova t’i shpëtojë shqiptarët e Luginës nga kasaphana serbe

/ 2 minuta lexim
United Hospital

“Është momenti që nëna Kosovë t’i marrë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe t’i mbrojë nga kasaphana serbe”, ka thënë ish-kryetari i Preshevës, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Musatafa.

Mustafa ka nënvizuar se tani do të ishte koha e duhur që kjo trevë t’i bashkohej Kosovës, por që edhe nëse kjo gjë nuk ndodhë, ëndrra dhe dëshira e shqiptarëve atje për këtë gjë nuk do të shuhet kurrë.

United Hospital

“Është moment shumë i qëlluar tani që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Por nuk do të thotë kurrë se do të hiqet dorë dhe kjo gjë ka marrë fund. Edhe një milion herë Serbia po të hyjë në Europë, shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta kërkojnë shpëtimin këtu(në Kosovë)”, tha Mustafa në Zona B të Klan Kosovës.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të heqin kurrë dorë nga kërkesa për të qenë pjesë e Kosovës. Dhe do të vihen në një vështirësi akoma më të madhe në raport me faktorin politik në Serbi”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.