FIDANISHTJA

Mustafa kërkon progres më të madh në fushën e drejtësisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sot zëvendëskryeministrin e parë, Hajredin Kuçi dhe ministren e re të Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Mustafa, i uroi suksese në detyrën e re ministres Hoxha, duke theksuar përkushtimin e plotë të Qeverisë në fuqizimin e mëtejmë të sektorit të drejtësisë dhe të shtetit ligjor në përgjithësi.

Në një njoftim për media thuhet se Mustafa, po ashtu, vlerësoi punën dhe përkushtimin e deritashëm të zëvendëskryeministrit Kuçi, si ministër i Drejtësisë.

FIDANISHTJA

“Fuqizimi i sektorit të drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit dhe forcimi i shtetit ligjor në përgjithësi janë prioritete kryesore të punës së Qeverisë së Kosovës. Kemi arritur rezultate konkrete inkurajuese në këto drejtime kohët e fundit, por Qeveria e Kosovës në bashkëpunim të afërt me institucionet e tjera kushtetuese që merren me rendin dhe ligjin, është e fokusuar që të arrihet progres edhe më i madh në këtë drejtim”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi dhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, shprehen përkushtimin e tyre maksimal për realizimin e prioriteteve të Qeverisë së Kosovës dhe rritjen e mëtejme të rezultateve në fushën e drejtësisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.