Eko Higjiena

Mustafa kërkon nga amerikanët integrimin e UÇPMB në misionet paqeruajtëse

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Preshevë – Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës nga takimi i sotëm me përfaqësuesit e SHBA-ve ka kërkuar që ish-ushtarët e UÇPMB-së të përfshihen në misione paqeruajtëse, njofton “Presheva Jonë”.

Në këtë takim Kryetari Mustafa i ka informuar përfaqësuesit e State Departamentit Amerikan me situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, me theks të veçantë për pozitën e shqiptarëve në këtë shtet.

Mustafa këtë kërkesë ia ka bërë sot përfaqësuesve të Departamentit amerikan të shtetit si dhe atyre të Ministrisë së Mbrojtjes pas iniciativës së ndërmarrë që baza Cepotin të shndërrohet në qendër trajnimi për misionet paqeruajtëse,

Mobi Casa

Përfaqësues amerikan kanë vizituar sot Preshevën ku janë takuar me autoritetet lokale të komunës. Delegacioni i gjerë prej 11 përfaqësuesve të SHBA , përfshirë këtu edhe ata nga departamenti amerikan i shtetit , sektori civil për marrëdhënie me jashtë , nga sektori militar nga atasheu i ambasadës së SHBA në Beograd dhe sekretari politik amerikan janë pritur nga Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Preshevës.

Nga ky takim me autoritetet diplomatike dhe ushtarake amerikane kryetari i Preshevës Mustafa u ka propozuar amerikanëve që ish ushtarët e UÇPMB-së të integrohen në misionet paqeruajtëse në botë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në zonat e krizave.

“Në këtë mision paqësor nuk duhet të angazhohen edhe forcat speciale serbe dhe xhandarmëria të cilët kanë kryer krime lufte gjatë luftërave në viset e ish-Jugosllavisë” ka sugjeruar Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.