Mobi Casa

Mustafa kërkon dialog dhe kthim të opozitës në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri Isa Mustafa, ka shprehur përkushtimin dhe vullnetin e plotë të Qeverisë së Kosovës për dialog të pakushtëzuar dhe brenda institucioneve të Republikës së Kosovës me opozitën.

Në interesimin e gazetarëve pas vizitës në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kryeministri Mustafa theksoi se partnerët e koalicionit qeveritar kanë bërë ofertë që nga fillimi për dialog.

“Dialogu nënkupton bashkëbisedim, ta themi në gjuhën popullore. Jemi të gatshëm në çdo moment që të ulemi të bisedojmë, por të bisedojmë për problemet reale, për problemet të cilat na preokupojnë të gjithë neve, jo për tema dhe për ultimatume, sepse me ultimatume nuk mund të zgjidhen çështjet. Ne kemi thënë se nuk paragjykojmë që të ulemi e të diskutojmë”, tha kryeministri.

GRANDEMALL

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, theksoi se pret që opozita do të kthehet në Kuvend.

“Presim që ajo do të pranojë kërkesën dhe ofertën për dialog dhe që përmes dialogut pastaj ne mund të zgjidhim shumë nga problemet. Kemi shumë probleme në Kosovë për të cilat kemi të gjithë interes të ulemi bashkë e të diskutojmë. Deputetët tanë i kanë marrë votat nga qytetarët e Republikës së Kosovës për të përfaqësuar interesat e tyre dhe për të zgjidhur këto interesa. Këto interesa në mënyrë institucionale zgjidhen në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne nuk mohojmë të drejtën e njerëzve që të protestojnë, sepse çdo kush ka të drejtë ta bëjë atë, por, po ashtu, nuk pranojmë që protestat të jenë të dhunshme dhe që sjelljet të jenë të dhunshme në pikëpamje të realizimit të interesave politike, sepse interesat e tilla nuk kemi nevojë t’i realizojmë përmes metodave tjera, përpos metodave demokratike”, deklaroi Mustafa./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.