Mobi Casa

Mustafa: Kemi vërejtje te çmimi i energjisë elektrike

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryeministri Isa Mustafa, është pajtuar që të shihen strukturat e energjisë elektrike dhe të mos dëmtohen qytetarët.Ai është shprehur i gatshëm që ta ndihmojë deri në fund çdo dyshim mbi çmimin e energjisë elektrike.

“Duhet të shihet struktura e çmimit, çfarë është çmimi që furnizon KEK-u dhe çfarë baze vendos zyra e rregullatorit për kërkesat e KEDS-it. Duhet të trajtohen humbjet dhe mos pagesat, dhe po ashtu duhet të shihet se dikush paguan për dike, dhe të trajtohet struktura tarifore në të cilën ka vërejtje”, ka thënë kryeministri Mustafa.
Mustafa ka thënë se këtë vit zotimi është se nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike.

Mobi Casa

“Zotimi është se këtë vit nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike. Vërejtje ka te çmimi i energjisë elektrike dhe këto çmime duhet të hetohen dhe ne si Qeveri do të bëjmë të pamundur që të përgjigjem kërkesave të qytetarëve”, ka thënë Mustafa gjatë seancës ë Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për peticionin e Shoqërisë Civile./Indeksonline/