Mobi Casa

Mustafa: Kemi punuar dhe qeverisur mirë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Vitaliteti, qasja dhe urtësia e PDK-së në qeverisje ka dhënë rezultate të suksesshme, prandaj opinion i qytetarëve të Komunës së Gjilanit në shumicë është që edhe në zgjedhjet e këtij nëntori, t`i japin besimin Partisë Demokratike të Kosovës edhe për mandatin e tretë ka thënë Qemajl Mustafa.

Dega e Partisë Demokratike e Kosovës përherë ka treguar modesti politike dhe qeverisëse, duke rezultuar me qeverisje stabile dhe komunikim të mirë me qytetarët dhe grupet politike në Komunën e Gjilanit, ka thënë kryetari i Degës së PDK-së, shefi i Shtabit Zgjedhor Izmi Zeka, në takimet me nëndegët e PDK-së.

Merita më e madhe për zhvillimet që janë bërë në Komunën e Gjilanit, i takon kryetarit të Komunës Qemajl Mustafa, drejtorëve të drejtorive dhe këshilltarëve komunal, ka theksuar Zeka.

Ndërsa kryetari i komunës, kandidati për kryetar Qemajl Mustafa ka potencuar se komunikimi dhe puna e mirë që është bërë në mandatet e PDK-së ka vazhduar me kontinuitet.

Eco Higjiena

Në këto mandate qeverisëse, kemi punuar mirë duke e jetësuar programin e PDK-së, të cilit i kanë besuar qytetarët e Komunës së Gjilanit.

Ne ishim përcaktuar të punojmë ndryshe nga qeverisjet e mëparshme dhe qëllimin e ndryshimit të mendësisë në qeverisje e realizuam. Tutje kryetari Mustafa ka theksuar se e rëndësishme për ne është se kemi lënë pas Epokën e mos zhvillimit dhe me qeverisjen e PDK-së ka nisur procesi i investimeve të mëdha në të gjitha fushat, me mundësitë dhe buxhetin që ka shteti ynë.

Vitaliteti, qasja dhe urtësia e PDK-së në qeverisje ka dhënë rezultate të suksesshme, prandaj opinion i qytetarëve të Komunës së Gjilanit në shumicë është që edhe në zgjedhjet e këtij nëntori, t`i japin besimin Partisë Demokratike të Kosovës edhe për mandatin e tretë.

Të dhënat për zhvillimin në Komunë na japin lehtësimin që edhe në këto zgjedhje të dalim arsyeshëm para qytetarëve për të fituar edhe në këto zgjedhje, ka thënë kryetari Mustafa thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan. /rajonipres/