Hidromorava

Mustafa: Kemi potencial e dije, PDK do ta zhvillojë Gjilanin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ne bashkë kemi bërë ndryshime në komunën tonë të dashur. Në bashkë do të korrigjojmë gabimet tona, sepse ne kemi potencial dhe ne dimë. Ka individ që dinë të flasin, por që asnjëherë nuk kanë bërë projekt sikur ne, sikur zoti Hashim Thaçi. Andaj qytetari nuk gabon më, i ka provuar tashmë. Misioni i ri është projekt i madh, për sejcilën qytetarë, për sejcilën familje për punë kualitative dhe të qëndrueshme tha Qemajl Mustafa.

“Shtatë korriku” i’u dha besim i plotë PDK- së dhe kandidatëve të saj. Sami Hoxha koordinator i Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan u shpreh se kjo dasëm ka një afat dhe afati i saj është 8 qershori. Kjo darsëm ka një qift që quhet Fitore dhe Mision i ri.

Sabedin Kadriu kandidatë për deputet nga PDK tha se bashkudhëtarët e Misionit të Ri jemi ne me qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë Kosovës, andaj bëj thirrje që të kemi kujdes se kujt po ja japim votën, besimin tonë, dhe kujt po ju jepni mundësin të udhëheq me familjet tona.

UBT

Zenun Pajaziti u shpreh se Gjilani vetëm pak muaj pas zgjedhjeve lokale është e gatshme për t`i dhënë fund partisë e cila çdo ditë e zhgënjen. Projekti i rrugës Prishtinë- Gjilan – Konqul është për qytetarët e Anamoravës dhe është projekt që PDK e ka sjellë. “Ata që deri sot e kanë quajtur “ jabangjinjë” tani pikërisht ata e kanë mbushur qytetin me fotografi të huaja të “ jabangjinjëve”, që vetëm njëherë vijnë në Gjilan për t`i marrë votat tuaja dhe nuk do t`i shihni më, për dallim nga kryeministri jonë që u përkujdes për infrastrukturë”.

Salihe Mustafa tha se femrat flasin pak, por punojnë shumë. “Ne e dimë të gjithë punën tonë mirë, punën e cila e ka bërë PDK dhe tani i erdhi radha zhvillimit ekonomik, punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve”.

Kurse, Qemaj Mustafa tha se ju falënderoj për punët e përbashkëta që bëmë sa ishim në opozitë dhe që nuk ishin të lehta, e posaçërisht ju falënderoj për bashkëpunimin dhe ndihmesën në kohën e qeverisjes. “Ne bashkë kemi bërë ndryshime në komunën tonë të dashur. Në bashkë do të korrigjojmë gabimet tona, sepse ne kemi potencial dhe ne dimë. Ka individ që dinë të flasin, por që asnjëherë nuk kanë bërë projekt sikur ne, sikur zoti Hashim Thaçi. Andaj qytetari nuk gabon më, i ka provuar tashmë. Misioni i ri është projekt i madh, për sejcilën qytetarë, për sejcilën familje për punë kualitative dhe të qëndrueshme” tha Mustafa./rajonipress/