Mustafa: Kemi ndërtuar institucione dhe shtet të konsoliduar

Gjilan – Duke shprehur falënderimin për kontributin tuaj dhe këshillimin e përkrahjen e vazhdueshme që dhatë për ne si kategori kontributdhënëse dhe e vlefshme për shoqërinë tonë, ne edhe sot kërkojmë këshillimin dhe përkrahjen tuaj, sepse ne si organizim partiak e institucional nuk mundemi pa asnjërën kategori të shoqërisë sonë, ka potencuar kryetari i komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa në takimin me veteranët e politikës.
Mustafa ka thënë se jemi në një proces të rëndësishëm për komunat dhe shtetin. “Zgjedhjet janë procese determinues për zhvillimin e shtetit tonë, prandaj ne jemi përcaktuar për një fushatë demokratike duke vënë në pah vlerat e PDK-së, pa rënë në nivelin e kundërkandidatëve që në këtë fushatë përdorin gjuhë degraduese dhe fyese. Vendet e përparuara arrijnë zhvillim duke u pajtuar meritokracitë mes vete, prandaj edhe tek ne duhet të ndodhë kjo për ta bërë më dinamike zhvillimin e vendit. Gjatë periudhës së qeverisjes kemi bërë shumë për rregullimin e klimës politike dhe marrëdhëniet ndëretnike dhe ky ka qenë imperativ programor i yni të cilin e kemi arritur suksesshëm. Të mirat që i kemi dërguar në kohën e qeverisjes sonë kah qytetarët e kanë bërë atë të besoj se kemi arritur të bëjmë institucione dhe shtet të konsoliduar. Kemi arritur të japim shërbime të sakta dhe të shpejta dhe zyrtarët tanë janë të vetëdijshëm që qytetarëve duhet tu ofrohen shërbime cilësore dhe në kohën e duhur” ka shtuar Mustafa.
Ndërsa Shefi i Shtabit Zgjedhor të Degës, Izmi Zeka ka thënë se e rëndësishme është që ne në PDK kemi vullnetin e mirë për angazhim në të mirë të qytetarëve. Kryetari Mustafa ka treguar që përveç dijës ka guxim të merr vendime të rëndësishme. Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetari Mustafa, qeverisën për Gjilanin e jo për PDK-në, duke trajtuar të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit barabarsishtë thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/