Fundamenti

Mustafa: Ka ende hapësirë që me dialog të gjejmë zgjidhje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas refuzimit të ftesës nga opozita ka thënë se kjo çështje nuk është e mbyllur dhe ende ekziston mundësia të bisedojnë dhe të bëjnë zgjidhje.

Mustafa pas një vizite që bëri në QKUK, ka thënë se çdo njëri nga ata duhet të niset se a po i kontribuojnë qetësisë së qytetarëve, transmeton ksp.

“Unë kam dhënë iniciativën time në mënyrë që të kalohet kjo situatë dhe unë mendoj se kjo çështje nuk është e mbyllur dhe ekziston mundësia të ulemi të bëjmë zgjidhje”, ka thënë ai.

Uji Dea

Mustafa për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, është shprehur edhe një herë i bindur se është kryer me përgjegjësi, por pasi që opozita nuk është e kënaqur, ai ka ftuar edhe njëherë këta të fundit që të bëhet një komision ndërkombëtar.

“Asnjë metër katror nuk e lëshoj unë si kryeministër, kështu që nuk ka arsye askush të thotë të heq nënshkrimin pa argumente. Ajo duhet të vërtetohet dhe kjo bëhet përmes një komisioni ndërkombëtar dhe të tregojnë”, ka thënë ai.

http://koha.net/?id=27&l=87482