Mustafa: Ka ardhur koha që LDK ta marrë në duar fatin e Kosovës
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po e mban Kuvendin e Nëntë Zgjedhor, raporton “Zëri.info”. Me këtë rast, lideri i kësaj parti, Isa Mustafa tha se LDK është e fortë dhe ka ardhur koha që ajo të marrë përgjegjësi për Kosovën.
“Ju uroj punë të mbarë në këtë Kuvend i cili është i rëndësishëm për Kosovën. Ne përfunduam një proces gjithëpërfshirëse zgjedhor. Ne dolëm me program me ide e me qëllim. Mund të themi që jemi shpresëplotë se Ldk po shfaq energji e veprim politik të koordinuar mirë për interesat e qytetarëve. Vlerësoj që ka ardhur koha që të marrim përgjegjësinë e Kosovës e ta ndalim qeverinë e keqe që pati Kosova e të ndalim skandalet që ndodhën”, tha ai.
Mustafa tha më tej se Ldk ka qenë dhe vazhdon të jetë gardian i Kosovës.
“Ne si Ldk duam politikë të bashkimit. Ldk do të bashkoj njerëzit e mirë të Kosovës. Ky do t’i jep shprese qytetarëve të Kosovës. Ne kemi guxonim që të kërkojmë diçka më të mirë”, tha ai./Zëri/


