UBT

Mustafa: Jo, nuk ndahet LDK-ja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se në negociatat që ka pasur më kryetarin e Aleancës për Kosovë të Re, Behgjet Pacolli i ka ofruar atij bashkëpunim, me çka edhe i ka premtuar se do të jetë pjesë e qeverisjes së tij.

Lexojeni të plotë shkrimin e Isa Mustafës në Facebook:

Qytetarë të nderuar

Në aktivitetin parazgjedhor kam kontaktuar me shumë subjekte politike. Disa herë jam takuar me kreun e Partisë së Drejtësisë, të Lëvizjes për Bashkim, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të Nismës, të Partisë Shqiptare Demokristiane dhe me kreun e Aleancës, Kosova e Re.

Sa i përket AKR-së dhe Pacolli, ai në takimet e fundit ka qenë shumë i qartë se nuk do të hyj në koalicion me PDK-në.

Uji Dea

Ky qëndrim i tij nuk ka rrjedhë si pasojë e insistimit tim apo presionit, por si bindje dhe vendim i tij se mund t’ia dal dhe ta kaloj pragun.

Kam qenë i bindur se do të fitojmë dhe i kam premtuar se ai do të jetë pjesë e qeverisë në të ardhmen.

Rezultatet tregojnë se PDK me koalicionin me partitë e tjera doli e para me votë klienteliste, gjë që më së miri e argumenton kapjen e shtetit.

Unë e vlerësoj qëndrimin qe e ka mbajtur Pacolli në procesin parazgjedhor, dhe jam i bindur se LDK është shumë unike dhe shumë e fortë, prandaj as predikimet për ndarje të LDK-së, thënë nga emocionet, nuk do të ndodhin.

Do të ndodhë demokracia, e cila na nevojitet para së gjithash.