Mustafa: Jo me PDK-në, elektorati preferon AAK-në

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili javë më parë kishte deklaruar se pas zgjedhjeve të ardhshme nacionale, partia që ai drejton do të hynte në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës, tani e hedh poshtë këtë mundësi.

Ai në intervistë në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, ka thënë se pas konsultimit me elektoratin kanë nxjerrë një përfundim, se një koalicion i tillë nuk ka përkrahje, raporton Reporteri.

Kryetari i LDK-së, njëherazi edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, ka thënë se partia që ai drejton pas zgjedhjeve të ardhshme do të jetë në qeveri, dhe natyrisht se është e obliguar që me ndonjërën nga partitë të jetë në koalicion.

Eco Higjiena

Por, sipas tij, elektorati i LDK-së, e sheh si më të preferushëm një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërsa, i pyetur për presidenten Atifete Jahjaga, Mustafa ka thënë se, ajo duhet të respektojë marrëveshjen, e cila e ka sjellë atë në atë post, dhe të tërhiqet pas zgjedhjeve të ardhshme.

Ai insiston që presidenti të zgjidhet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta, dhe se LDK, nuk do të pranojë zgjedhjen e presidentit nga parlamenti, siç është bërë deri tani. /Telegrafi/