Fundamenti

Mustafa : Jam i qetë sepse 100 % është zbatuar ligji

/ 5 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Unë si kryetar i komunës rri shumë i qetë sa i përket parasë publike, sa i përket shpenzimit të parasë publike që nga 3 janari i vitit 2008 unë rri plotësisht i qetë, sepse e di që ligji është zbatuar 100 % dhe nuk jam involvuar në përdhunim të procesit ka thënë Qemajl Mustrafa.

Kreu i Komunës Qemajl Mustafa nuk është pajtuar me akuzat që i janë bërë nga disa medie qendrore rreth një tenderi që lidhet me mirëmbajtjen dimërore, por edhe interesimit të degës së LDK-së në Gjilan e cila ka kërkuar sqarime për vonesat rreth mirëmbajtjes dimërore.

Mustafa ka thënë se kjo strukturë qeverisëse e ka qeverisë jashtëzakonisht mirë komunën dhe si kryetar i komunës nuk do të doja të flas shumë në këtë drejtim, sepse për këtë flasin shumë mirë raportet e shumta nga organizata ndërkombëtare dhe edhe botërore, kemi shumë mirënjohje dhe shumë vlerësime pozitive që Gjilanin e radhitin larg përpara komunave të tjera.

Mustafa thotë se pa të drejtë është atakuar sepse unë si kryetar i komunës nuk kamë qenë as i njoftuar se kush e ka fituar tenderin, tek para dy tri ditësh kur filluan reshjet e borës e kam marrë informatën se kush është përzgjedhur për mirëmbajtje dimërore të komunës. “Departamenti i prokurimit me kohë ka bërë hapjen e tenderit, ka marrë ofertat, një komision e ka bërë vlerësimin dhe është përcaktuar për një operator para një muaji, pra me 9 nëntor 2012 ka qenë dita kur ishte dashur të nënshkruhet kontrata. Ndërkohë është ankuar një operator në Organin Shqyrtues të Prokurimit në Prishtinë dhe sa herë që ankohet dikush atëherë ndodh prolongimi i procesit për nja 10 ditë. Eksperti i OSHP-së nuk ka qenë fleksibil dhe e ka vonuar lëndën 23 ditë dhe kur ka ardhur vendimi i tij, ne praktikisht kemi hyrë në sezonin e dimrit” ka sqaruar Mustafa.

Uji Dea

Sipas Mustafës eksperti i OSHP-së ka sjellë një rekomandim për rivlerësim. “Rivlerësimi sipas komisionit është që prapë përfituesi do të jetë operatori ekonomik respektivisht kompania që e kanë vlerësuar me kohë sepse nuk ka të meta dhe çka është më e mira është operator i cili e ka mbajt hapësirën e komunës i ka mirëmbajt rrugët gjatë dimrit para ndonjë viti, është korrekt, ka kapacitete dhe ka qenë për 100 mijë euro në ofertë më i lirë se të tjerët, dhe këto janë tepër shumë përparësi për të qenë ai fitues i këtij projekti të mirëmbajtjes së rrugëve. Në ndërkohë për shkak të ndikimeve të ndryshme të cilat po i pranon OSHP, ka ndodhur një diçka tjetër, ata e kanë shpallë të papërgjegjshëm për shkak të një dokumenti që nuk është kërkuar në fakt në tender, dhe i kanë lënë dy operatorët e tjerë, gjegjësisht kanë kërkuar që të bëhet vlerësimi për njërin nga ata dy, gjë të cilën komisioni i ri tash nuk e pranon për shkak se e vërteta qëndron ndryshe” ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se do të jemi këmbëngulës dhe do të bëjmë komunikim me organet tjera që merren me këtë çështje si me KRPP-në ose AP-në, ku do të kërkojmë një interpretim të ligjshmërisë së vlerësimit nga OSHP, dhe besoj se do të marrim përgjigje.

“Në ndër kohë në mënyrë jashtëzakonisht parimore unë kamë marrë qëndrim që operatori i cili e ka pas mirëmbajtjen dimërore vitin e kaluar, që është kompania “Tali”, të vazhdojë me punë për ndonjë ditë e ndonjë javë me çmimet e atëhershme, sepse nuk mundemi ta lejojmë hapësirën e komunës pa mirëmbajtje e me u blloku”.

Thjeshtë ky proces nuk ka të bëjë asgjë me Qemajl Mustafën, e as me involvimin e tij në këtë proces. “Ka të bëjë me insistimin e përhershëm të individëve të caktuar të grupeve të caktuara, për ta diskreditua figurën e kryetarit të Komunës dhe qeverisjen në komunën e Gjilanit. Unë si kryetar i komunës rri shumë i qetë sa i përket parasë publike, sa i përket shpenzimit të parasë publike që nga 3 janari i vitit 2008 unë rri plotësisht i qetë, sepse e di që ligji është zbatuar 100 % dhe nuk jam involvuar në përdhunim të procesit” ka përfunduar Mustafa etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.