Mustafa: Jam i lumtur që çdo Bajram po festojmë në një gjendje të mirë

Kryeministri Isa Mustfa me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar të gjithë besimtarët e fes islame duke uruar çdo të mirë.Ai ka qëndruar për urime në selinë e Bashkësisë Islame.
Deklarata e kryeministrit:
Sot në festojmë një ditë të sakrificës dhe solidariteti që ne kemi nevojë si vlerë njerëzore kështu duke i kultivuar ato. Ne vlerësojmë lart rolin e Bashkësisë Islame por edhe në përkrahje tjera. Unë jam i lumtur që çdo bajram po festojmë në një gjendje të mirë. Bashkërisht të punojmë për të mirën e vendit.