Mustafa: Institucionet të mos ndikohen nga fushata

/ 6 minuta lexim

Gjilan – Përgjithësisht jam i kënaqur me përkushtimin tuaj si drejtor, por edhe të zyrtarëve komunal në përgjithësi, megjithatë, kërkoj që ky përkushtim të vazhdoj dhe mbahet, në mënyrë që të kemi funksionim të mirë dhe pa pengesa të institucioneve të shtetit. Besoj se gjendja do të mbahet nën kontroll, ngase qëllim është shërbimi për qytetarin ngase në vendet tjera të përparuara fushatat elektorale nuk vërehen fare ka shtuar kreu komunal.

I udhëhequr nga kryetari Mustafa, të martën është mbledhur në takim të rregullt Këshilli i Drejtorëve, ku pos raportimeve të bëra për sektorët e tyre, drejtorët kanë dhënë edhe kontributin e tyre në plotësimin dhe përmirësimin e shërbimeve.

Mustafa i ka informuar drejtorët për infrastrukturën që është nisur dhe pritet të nisë këtyre ditëve, falë një bashkëpunimi shumë të mirë me nivelin qendror të qeverisjes. është fjala për një numër të madh të rrugëve nëpër lagje e fshatra.

Qemajl Mustafa ka thënë se në përgjithësi puna po ecën mirë, përgjegjësia dhe respekti për punën është ende e mirë, mirëpo duke pasur parasysh se ky është edhe vit zgjedhor, klima për punë zakonisht bie, por ai ka kërkuar nga drejtorët që gjendjen ta mbajnë edhe më me fuqi bashkëpunimi në të gjithë sektorët. “Përgjithësisht jam i kënaqur me përkushtimin tuaj si drejtor, por edhe të zyrtarëve komunal në përgjithësi, megjithatë, kërkoj që ky përkushtim të vazhdoj dhe mbahet, në mënyrë që të kemi funksionim të mirë dhe pa pengesa të institucioneve të shtetit. Besoj se gjendja do të mbahet nën kontroll, ngase qëllim është shërbimi për qytetarin ngase në vendet tjera të përparuara fushatat elektorale nuk vërehen fare” ka shtuar kreu komunal.

Mustafa tha se janë bërë punë të ndryshme si në infrastrukturë, kualitet në dhënien e shërbimeve, mirëqenie të qytetarëve, asistime, etj. “Po ashtu do të vazhdojmë me projektet e nisura dhe me finalizimin e tyre që sipas tij një pjesë e madhe do të përfundohen e një pjesë edhe do të vazhdohet vitin e ardhshëm. Ndërsa problemet në administratë që ishin ditë më parë, sot janë tejkaluar shumë mirë” ka thënë Mustafaa.

Omer Daku nënkryetar i komunës tha se kolonat e gjata në administratë janë tejkaluar falë edhe angazhimit shtesë dhe riorganizimeve. Komunikimi i zyrtarëve me qytetarët është në nivelin më të mirë të mundshëm ka thënë Daku.

Nazmi Rapuca, drejtor i bujqësisë, ka thënë se fushata e korrje-shirjeve ka përfunduar, e që mesatarja e rendimenteve në nivel të komunës është 5 mijë e 500 kg për një hektar.

Ai poashtu tha se rekordi i rendimenteve të grurit në Gjilan është mbi 8 mirë kg/ha që është shënuar në fshatin Llashticë. Edhe në nivel vendi jemi pothuajse me rendimentet më të mira. Me këto të korra Gjilani do të siguroj rreth gjysmën e kërkesave të veta për bukë.

Edhe, Riad Rashiti, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, tha se është përgatitur ankandi për shitjen e hapësirave afariste – banesore të ndërtuara përmes Partneritetit Publiko – Privat. Gjithashtu ai tha se është shpallur përmes procedurave të prokurimit mundësia e rregullimit të infrastrukturës përmes PPP-së.

UBT

Veton Nevzadi, drejtor për kulturë, tha se janë të nevojshme investimet e komunës për vendosjen e karrigave dhe tavolinave në sallën e leximit në Bibliotekën e qytetit dhe kërkesën për rregullimin e karriqave në palestrën e sportit.
Për sektorin e arsimit ka folur Bujar Nevzati, drejtor i arsimit i cili ka informuar për konkursin e mësimdhënësve që është mbyllur dje për 80 vende të lira të punës e që është një numër i konsiderueshëm i aplikantëve të interesuar për këto vende punë, porse secili kandidat do t’i nënshtrohet testit me shkrim.

Ai poashtu informoi edhe për konkursin për drejtor e zv.drejtor të disa shkollave gjilanase. Nevzati tha se edhe sa i përket terreneve sportive jemi mjaft mirë duke ecur sepse është shpallur tenderi për rregullimin e 10 sosh nëpër disa shkolla të Gjilanit.

Behar Mehmeti, drejtor i Shërbimeve Publike tha se këtyre ditëve do të filloj vendosja e semaforëve në udhëkryqin te Xhamia e Madhe, ndërsa për sinjalizimin horizontal dhe vertikal tha se është duke u realizuar. Ai ka informuar këshillin edhe për një debat me qytetarë që do ta ketë lidhur me trajtimin e rrugës “Adem Jashari”.

Xhemajl Salihu, drejtor i Shëndetësisë tha se ka probleme me furnizim me barëra nga lista esenciale, porse kjo është në përgjegjësin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ajo është vonuar në këtë drejtim gjë që neve po na shkaktojnë probleme.

Salihu ka njoftuar këshillin se procesi i dezinsektimit është duke shkuar shumë mirë dhe faza e dytë është kryer, por pritet që shumë shpejt të nis edhe faza e tretë. Ai ka informuar edhe për përfundimin e punimeve të Ambulantës në fshatin Kishnapole.

Nuhi Nuhiu, drejtor i Financave, ka thënë se korriku është muaji më i mirë për të hyrat te takimi në pronë. Deri sot në total kemi mbi 260 mijë euro të hyra ku vetëm nga tatimi në pronë janë mbi 140.000 euro. “Ka fluks të madh të qytetarëve për pagesa në tatim në pronë që është një gjest për t`i falënderuar të gjithë bashkatdhetarët” tha Nuhiu.

Gani Neziri, drejtor i Gjeodezisë, ka thënë se punët janë duke shkuar mirë edhe përkundër numrit më të madh të kërkesave për matje të pronës, bartje, etj.

Ai poashtu tha se bartja e drejtorisë së Kadastrës në objektin e gjykatës nuk do të mund të ndodhë të paktën edhe dy tre javë, ngase atje do të kryhen disa investime bazike.
Kontributin e tyre e kanë dhënë edhe drejtori i Administratës, Urbanizmit, prokurimit etj./rajonipress/