RCCOLA

Mustafa inspekton punimet në Bresalc

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan- Kryetari i Komunës së Gjilanit me bashkëpunëtor, ka inspektuar punimet në rregullimin e shtëpisë së shëndetit (Qendrës së Mjekësisë Familjare) në fshatin Bresalc, renovim ky që është duke u kryer me bashkëfinancim të Komunës së Gjilanit me 37 % dhe Karitasit të Luksemburgut me pjesën tjetër . Projekti i renovimit të QMF-së ka kushtuar mbi 82 mijë euro.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, tha se renovimi i bërë këtu në këtë objekt, është një ndërhyrje moderne dhe e ka ndryshuar për 100 % gjendjen e këtij objekti.

“Krahas këtij renovimi bashkë me “Karitasin”, jemi duke kryer edhe shumë punë të tjera siç është Qendra e Mjekësisë Familjare në Kishnapole, ndërsa në të ardhmen projekti me “Karitasin”, parashihet të ndërtohet edhe shkolla në Kishnapole që parashihet të kushtoj rreth 400 mijë euro. Investime me donatorët nga Luksemburgu kemi bërë edhe në fshatin Malishevë, Dobërçan dhe fshatra të tjera. Investimet janë duke u bërë në arsim, shëndetësi, gjenerim të vendeve të reja të punës, barazi gjinore, bujqësi etj. Me një fjalë me “Karitasin” e Luksemburgut jemi partner serioz. Komuna e Gjilanit do të jetë përherë përkrah donatorëve dhe investitorëve”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa.

Mobi Casa

Ndërsa në anën tjetër, Ardian Hasanaj kryesues i zyrës së “Karitasit” të Luksemburgut, tha se investimet tona janë të fokusuara më shumë në arsim, shëndetësi, bujqësi, barazi gjinore, gjenerim të vendeve të punës etj, në pjesë juglindore të Kosovës pra në Anamoravë. Investimi në këto fusha është edhe zhvillim i tyre dhe ecje përpara i këtyre sektorëve për një kohë më të gjatë. Përurimi i këtij objekti mund të bëhet javën e ardhshme, por nëse do të vendoset të punohet edhe oborri dhe rrethoja e tij atëherë kjo merr edhe pak kohë.

Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Bresalc deri para renovimit ishte shumë e shkatërruar. Sot pas renovimit, QMF në Bresalc, ka hapësirën për barnatore, për intervenime, për stomatologji, kartoteka, nyjet sanitare, nxemje moderne dhe rregullime të tjera./rajonipress/