Fundamenti

Mustafa inspekton pastrimin në lagjen e romëve dhe viziton mini-fabrikën “Bungu”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa me bashkëpunëtor ka inspektuar punimet që janë duke u bërë për pastrimin e lagjes së romëve në “Abdullah Preshevë”, së bashku me kompaninë “Eko-higjiena”, si dhe ka vizituar minifabrikën e zdrukthëtarisë “Bungu”, që merret me prodhimin e karrigeve të ndryshme për hoteleri dhe amvisëri.

Me këtë rast kryetari Mustafa, gjatë vizitës në lagjen “Abdullah Presheva”, ku edhe bëhej pastrimi i shtëpive rome nga mbeturinat e hedhura nga individ të pandërgjegjshëm, tha se ky pastrim po bëhet për të dytën herë në këtë mënyrë në këtë lagje me iniciativë të Komunës.

Ai ka porositur qytetarët e kësaj lagjeje, që mbeturinat të hedhen nëpër kontejner dhe jo kështu siç ka ndodhur nëpër shtëpitë e pabanuara të komunitetit romë.

Gjithashtu Mustafa , ka kërkuar një inspektim më të shpeshtë edhe të kompanisë në këto lagje, në mënyrë që të mos lejohet grumbullim i mbeturinave.

Ndërsa, Bajram Isufi, drejtor në “Eko-higjien”, tha se Kompania vazhdimisht po pastron hapësirat e Komunës së Gjilanit dhe për çdo ditë qytetarët gjilanas shohin më pak mbeturina.

Ai tha se kompania me punëtorët e saj do të vazhdoj aksionin e pastrimit gjithandej, porse kërkoi edhe bashkëpunimin dhe ndihmën e qytetarëve, që mbeturinat të hedhen aty ku duhet dhe jo gjithandej, siç ka ndodhur në lagjen të cilën sot po e pastrojmë.

Ai tha se edhe para tri viteve kompania së bashku me komunën kishte larguar mese 50 kamion me mbeturina nga këto shtëpi të pabanuara.

GRANDEMALL

Mustafa pastaj ka vizituar edhe mini-fabrikën “Bungu”, ku nga afër ka parë përpunimin e drurit dhe prodhimin e karrigeve për hoteleri dhe afarizëm.

Mustafa është njoftuar nga pronari Bujar Hasani, se në këtë biznes ka të punësuar mese 30 punëtor, e që numri i tyre gjatë sezonit arrin nganjëherë edhe 50, ndërsa punët që bëhen aty janë kryesisht përpunim i drurit dhe prodhim i karrigeve të ndryshme për afarizëm dhe amvisëri, por edhe sipas porosis së blerësve.

Mustafa inkurajoi atë për punë sikurse bëri thirrje që edhe bizneset tjera të kësaj natyre të vazhdojnë me punë sepse vetëm si prodhues ata mund të përparojnë dhe zgjerojnë biznesin e tyre edhe më shumë.

Ai është interesuar edhe për aspektet tjera të funksionimit atje në prodhim.

Ndryshe, Mustafa dhe bashkëpunëtorët e tij këto vizita po i bënë në aspektin e bashkëpunimit, sepse punësimi i qytetarëve të Komunës së Gjilanit është interes shumë i madh i Komunës së Gjilanit.

Ndërsa vizita të tilla nëpër biznese, kryetari ka bërë vazhdimisht që nga ardhja e tij në krye të komunës dhe është zotuar se përherë do t’u qëndroj afër, për të dëgjuar hallet brengat por edhe sukseset pse jo./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.