Mustafa: Iniciativa e Veselit për Tribunalin për t’i mbuluar dështimet
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), kreu i kësaj partie Isa Mustafa ka komentuar iniciativën e kryeparlamentarit Kadri Veseli për themelimin e një Tribunali për krimet serbe në ndodhura në Kosovë.
Mustafa tha se ‘kjo po bëhet si mënyrë për t’i mbuluar dështimet, por megjithatë ai bëri të ditur se e përkrahin.’
“Vlerësimi i përgjithshëm që doli këtu është se LDK është parti e parë dhe që kjo parti ka potencial të zgjedhë gjitha problemet në Kosovë.
Kemi marrë miratimin edhe për raportin financiar në mënyrë shumë analitike dhe u vlerësua se kemi pasur një disiplinë të mirëfilltë gjatë këtyre viteve”, tha ndër të tjera Mustafa./Telegrafi/


