Fundamenti

Mustafa: Inflacioni galopan i mirënjohjeve të Lutfi Hazirit s`ka të ndalur

/ 8 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Për ditën e çlirimit të Gjilanit, hiç më pak se kryetari i kësaj komune, shpërndau mirënjohje e falënderime “pa dhimtë e me bollak” për punëtorët e fushave të ndryshme (të gjallë e të vdekur, aktivë e pensionistë). Por, për fat të keq, mirënjohjet dhe falënderimet për punëtorët e vërtetë bëhen të pavlera, bëhen degraduese e bile edhe fyese nëse njëkohësisht u ipen edhe atyre që janë dënuar nga gjykatat për devijime nga detyrat e tyre zyrtare e deri te korruptimi e marrja e ryshfetit nga qytetarët tanë. Është e njohur mirë që doktori Xhavit Hajdari është i dënuar për veprën e marrjes së ryshfetit me burg efektiv të cilin edhe e ka vuajtur. Është poashtu e njohur që edhe disa kolegë të tij (për devijime të ndryshme) poashtu janë dënuar nga gjykatat thuhet në reagimin e Qemajl Mustafes.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

“Koha është e maskarenjve, por Atdheu është i Shqiptarëve”!. Nga A. Asllani Shoqëria e cila nuk e krijon dhe nuk e respekton hierarkinë e vlerave të qytetarëve të saj, të organizatave, të instituteve e të asociacioneve të saj, rrezikon me rrëshqitë në zonën e anarkisë. Vlerësimi i gabuar i meritës qon kah inkurajimi i arrogancës, i injorancës dhe i prishjes. Qon kah stërkeqja e skajshme e trurit në favor të trupit e të muskujve. Njëkohësisht dhe pashmangshëm e godet për vdekje vullnetin e punëtorit të vërtetë, krijuesit e humanistit të vërtetë.

Në një shoqëri ku dolloveraxhiu, hajni e keqbërësi falënderohen publikisht dhe ngritën e vlerësohen lartë, goditen rëndë të ndershmit, goditet rëndë përkushtimi për punën, për humanizmin e për shtetin e vlerave qytetare e demokratike. Për ditën e çlirimit të Gjilanit, hiç më pak se kryetari i kësaj komune, shpërndau mirënjohje e falënderime “pa dhimtë e me bollak” për punëtorët e fushave të ndryshme (të gjallë e të vdekur, akivë e pensionistë). Por, për fat të keq, mirënjohjet dhe falënderimet për punëtorët e vërtetë bëhen të pavlera, bëhen degraduese e bile edhe fyese nëse njëkohësisht u ipen edhe atyre që janë dënuar nga gjykatat për devijime nga detyrat e tyre zyrtare e deri te korruptimi e marrja e ryshfetit nga qytetarët tanë.

Është e njohur mirë që doktori Xhavit Hajdari është i dënuar për veprën e marrjes së ryshfetit me burg efektiv të cilin edhe e ka vuajtur. Është poashtu e njohur që edhe disa kolegë të tij (për devijime të ndryshme) poashtu janë dënuar nga gjykatat. Pavarësisht nivelit të katandisur të sistemit tonë të drejtësisë, vendimet përmbaruese janë vendime ekzekutuese dhe domosdoshëm të respektueshme. A thue qysh ndjehet me këtë falënderim e me këtë mirënjohje ai punëtori e shërbyesi i mirë që kurrë nuk mungoi në punë për 40 vitet e tija aktive?

A thua qysh ndjehet me këtë mirënjohje e falënderim punëtori e shërbyesi i cili përveç punës së ndershme, të dobishme dhe me përkushtim maksimal njerëzor e kombëtar nuk bëri asnjë të keqe për 40 vitet e tija në punë e tani është i barazuar me kolegun e tij devijant? Me këtë akt, kryetari Lutfi Haziri e ka barazue të mirën me të keqen, të ndershmen me të pandershmen, dolloveraxhine me njeriun e sinqertë, anarkinë me rregullsinë… Më vie keq që këtyre doktorëve ju ka ndodhur kjo në karrierën e tyre por, kjo ka ndodhur dhe ata vet nuk ka qenë dashur me marrë mirënjohje sepse do të tregoheshin më të dinjitetshëm dhe më mirë do ti kishim kuptuar. Nëse këta nuk paskan heqë dorë nga mirënjohjet “rehabilituese” të Lutës, së paku ata të tjerët që formalisht e juridikisht nuk kanë kabahate, ka qenë dashtë mos me i marrë mirënjohjet e pavlera të Lutfi Hazirit. Këto mirënjohje vlejnë po aq sa dinari i Jugosllavisë në inflamacionin marramendës ditor të viteve 1990 kur ai shkonte edhe deri në 1000% brenda ditës. Aq më keq që Xhavit Hajdari qenka falënderua në emrin e të mirënjohurve. Qysh po e thotë dr Shevqeti zaman he zaman… Unë personalisht dhe ne, në degën e PDK në Gjilan, as që kemi pritë që kryetari din dhe don me bë diçka më të mirë. Çka pritet më mirë prej një kryetari që krejt jetën dhe karrierën e tij e ka të bazuar në falsitet e në mashtrime. Është po i njëjti që ia mësyu me e kry një shkollë e nuk e kreu kurrë.

Eco Higjiena

Është po i njëjti që ia mësyu me grabitë që nga viti 2000 kur rrethanat e mjera e sollën në pushtet. Është po i njëjti që e zhvati fondin milionësh të tërmetit të vitit 2002. Është po i njëjti që i futi në lojë të ndytë dhe ju keqpërdori paret shumë qytetarë bashkë me Shukri Sylejmanin te e ashtuquajtura “Bukuroshja e qytetit” (te gropa dhjetëvjeçare vizavi me ETC). Është po i njëjti që, për me e shpërla vehten, i dha Shukri Sylejmanit titullin “Nderi i qytetit” e ai nuk është hiç më shumë se turpi i madh i qytetit. Është po i njëjti që kurrën e kurrës nuk ishte veteran po me dollovere u bë veteran. Është po i njëjti që fitoi në Gjilan përmes pazareve të Prishtinës me të gjithë ata që e sollën Kosovën në këtë derexhe. Është po i njëjti që s’la guri pa lëvizë për me e ba babën hero e ai me asgjë nuk ishte hero. Është po i njëjti që e kurdisi dhe mori pjesë në shitblerjen e fabrikës së radiatorëve. Është po i njëjti që e falsifikoi “mirënjohjen” nga presidenti Trump.

Është po i njëjti që e falsifikoi billbordin kur ishte në vizitë private në Kanada. Ky falsifikoi edhe disa ‘”mirënjohje” tjera nga lindja e nga perëndimi. Është po i njëjti që u bë i pasur nga rrogat e politikës me deklarimet falso për trashëgiminë e prindit gurbetxhi (edhe unë e pata prindin 30 vite në gurbet po nuk mundi me shtue pasuri e me na e trashëgue). Është po i njëjti që çdo ditë po e godet për vdekje komunën e Gjilanit tue ia vjedhë të kaluarën dhe të ardhmen e saj. Është ky, njeriu, që Gjilanin e ka katandisur në anarki. Ky njeri, qëllim të parë, qëllim të fundit dhe qëllim të vetëm e ka mbijetesën politike.

Nuk ka fëlliqi që ky nuk e bën për me marrë votë e me mbetë në politikë. Unë personalisht mos qofsha në lëkurën e tij. Edhe përkundër shumë persekutimeve që mi ka bërë soji i Lutfi Hazirit me krejtë çarkun e tij kriminal në polici e në prokurori, ndjehem i qetë dhe fare mirë me ndërgjegjen time. Ndjehem krenar për punën e mirë dhe për perspektivën që i kemi hapur zhvillimit të Gjilanit me krejtë njerëzit e mirë të cilët, Gjilanin e duan pa asnjë kusht. E këta njerëz të mirë e të përkushtuar gjenden kudo në Gjilan. Gjenden në politikë, gjenden në shoqërinë civile, nëpër media, … gjenden kudo në hapësirën e komunës, në qytet e në fshat. U jam pafundësisht mirënjohës që bashkë, i dhamë rrugë të mbarë Gjilanit dhe ndjehem shumë keq që lejuam pastaj të bie në dorë të bastardëve të cilët ia devijuan plotësisht agjendën demokratike e zhvillimore.

Megjithatë, jam plotësisht optimist që populli i Gjilanit ka me e gjetë rrugëdaljen nga ky shteg i gabuar dhe njëherë e përgjithmonë solin e Lutfi Hazirit dhe të LDK ka me i que në pensionin kaherë të merituar. Këtë gjendje sot, në Gjilan e nē Kosovë, s`ka më mirë që e ilustron se sa një varg i Ali Asllanit në poezinë e tij “Hakërrimë”: “Koha është e maskarenjëve por Atdheu është i Shqiptarëve”!