Hidromorava

Mustafa: Ikjet e qytetarëve, s’pengojnë liberalizimin e vizave

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se askush nuk mund të merr si pretekst ikjen e qytetarëve tanë, për të argumentuar prolongimin e liberalizimit të vizave.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës janë orientuar qartë për lidhje me civilizimin evropian dhe me vendet perëndimore.
“Kjo derë duhet sa më shpejtë të na hapet, sepse është rrezik që njerëzit, disa për interesa të tyre e të tjerët, nga humbja e shpresës po ia mësyjnë nganjëherë edhe lindjes”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Mustafa ka thënë se ne do ta ndërtojmë fatin tonë me përgjegjësinë, nuk do të eksperimentojmë me te.

“Por poashtu, nuk duhet që me fatin tonë të eksperimentojnë as të tjerët, duke na vënë kushte çdo ditë, sepse nuk meritojmë që ne të mbesim popull i ngujuar në Evropë. Askush nuk mund të merr si pretekst ikjen e qytetarëve tanë, për të argumentuar prolongimin e liberalizimit të vizave. Kjo lëvizje jonë është e panatyrshme, por nuk është çështje e panjohur se drejt vendeve perëndimore lëvizin çdo vit edhe qytetarët e vendeve të Shengen-it dhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka shkruar edhe për zhvillimin ekonomik të vendit që sipas tij, mungesa e liberalizimit të vizave po u shkakton problemeve edhe bizneseve që të vëjnë kontakte me bizneset evropiane.

ARKATANA

“Zhvillimi ekonomik është një prioritet të cilin duhet ta arrijmë. Kemi shumë punë për të bërë, na nevojitet përkrahje nga të gjithë. Duhet ta luftojmë korrupsionin, monopolin e disa kompanive publike dhe private dhe të krijojmë hapësirë të barabartë për çdo biznes”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se nuk mund të lejojnë që të ngulfaten bizneset e vogla.

Mustafa ka sqaruar se atyre do tu hapin mundësi dhe do t;u krijojnë kushte të barabarta për konkurrencë, nga licencat, doganat, kontrolli I cilësisë, regjimi i çmimeve, sistemi i prokurimit.

“Krahas kësaj do ta bëjmë të qartë se ngujimi ynë me regjim të vizave na bënë shumë të kufizuar të kontaktojmë dhe të konkurrojmë me ekonomitë e vendeve evropiane. Në këtë situatë ne bëhemi konsumatorë të produkteve të të gjithëve, por produktet tona dhe puna jonë do të mbesin çështje vetëm e “pashallëkut tonë”, prandaj edhe ato duhet të marrin vizën evropiane dhe të konsumohen edhe nga të tjerët”, ka shkruar Mustafa. /Gazeta Tribuna/