Mustafa i uron sukses Thaçit në postin e presidentit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa theksoi edhe njëherë se zëvendësi i tij, Thaçi, do të jete presidenti i ardhshëm i Kosovës, derisa i ka uruar suksese në pozitën e të parit të vendit që pritet ta marrë Thaçi sipas marrëveshjes që PDK dhe LDK kishin nënshkruar.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe njëherësh zëvendësi i parë i kryeministrit, Hashim Thaçi, së bashku me ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, kanë pritur në ndejën e fundvitit presidenten, kryeministrin, ambasadorë e ministra në njërin prej lokaleve në kryeqytet.

RCCOLA

Duke përmendur sfidat dhe punët që janë bërë gjatë një viti, ai përmendi procesin e liberalizimit të vizave për të cilin tha se do të arrihet gjatë vitit 2016.

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa theksoi edhe njëherë se zëvendësi i tij, Thaçi, do të jete presidenti i ardhshëm i Kosovës, derisa i ka uruar suksese në pozitën e të parit të vendit që pritet ta marrë Thaçi sipas marrëveshjes që PDK dhe LDK kishin nënshkruar./telegrafi/