HW

Mustafa i shqetësuar që Devollët po e dëmtojnë me 30 milionë euro vendin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit ku Telekomi i Kosovës-Vala duhet t`i paguajë rreth 30 milionë euro “Devollit Group” apo “Z-Mobile” do të dëmtohet shumë prona publike për shkak të, siç tha ai, disa procedurave që as për të nuk janë të qarta sikurse edhe vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit.

“Kosova do ta paguaj një dëm të madh prej 30 milionë euro për shkak të disa procedurave që as për mua nuk janë të qarta e as vendimi Gjykatës së Arbitrazhit. Janë duke u zhvilluar procedura në drejtësinë kosovare për këtë, e që unë nuk mund të them se çfarë rezultat mund të marrim. Kosova dhe paraja publike do të humb rreth 30 milionë euro”, tha kryeministri në interpelancën e tij në Kuvend.

Mobi Casa

Ai tha ndër tjerash se Telekomi duhet të kujdeset për veprimet e tyre sikurse dhe bordi i kësaj kompanie publike që të sigurojnë mbrojtje adekuate në Arbitrazh sepse dikush siç tha ai, këtu do të përfitojë prej këtyre 30 milionë eurove. Kryeministri tha se do të kërkojnë përgjegjësi ligjore për shkak të një kontrate e cila duhet vlerësuar nëse ka qenë ose jo në rregull me Dardafonët dhe pse Telekomi ka pranuar një kontratë të tillë.

“Ndërsa unë mund të them se Qeveria s’do ta marr asnjë barrë të kësaj, sepse është posta ajo e cila duhet të merr përgjegjësitë saj, por që prona publike do të dëmtohet me 30 milionë euro”, përfundoi ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.