FITORJA

Mustafa i shqetësuar për studentët, në takim me autoritetet maqedonase

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Pushteti lokal i komunës së Preshevës ashpër kundërshton procedurat ligjore të autoriteteve maqedonase, të cilat kanë shtrënguar kushtet e vendqëndrimit për studentët shqiptarë jashtë Maqedonisë.

Ky diskriminim më së shumti godet studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe ata të Kosovës, e posaçërisht këta të parët, të cilët duhet të udhëtojnë në Beograd, pranë ambasadës së Maqedonisë për të plotësuar aplikacionin për vendqëndrim dhe leje për të udhëtuar dhe studiuar në Maqedoni.

Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i tha Televizionit Presheva se “të gjithë jemi të shqetësuar për këtë situatë, pasi që kjo aplikohet vetëm për studentët shqiptarë”.

FITORJA

Nga ana tjetër Mustafa shprehet se brenda kësaj jave pret të takohet me zv/ministrinë e punëve të brendshme të Maqedonisë dhe me dy rektorët e universiteteve shqiptare të Tetovës, për këtë problematik të paraqitur.

Nëse dështon menaxhimi i i takimit me zv/ministrin e brendshëm, atëherë javën e ardhshme do të gjenden takime të nivelit edhe më të lartë duke u takuar me liderin e BDI-së Ali Ahmetin.

Me ligjin e ri për vendqëndrim në Maqedoni, studentët tashmë janë të përfshirë në ligjin për vendqëndrim për të huajt, ku kërkohet plotësimi i kushteve dhe aplikacioni do të bëhet vetëm në ambasadat e Maqedonisë jashtë vendit./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.