Mobi Casa

Mustafa i quan “strucë” anëtarët e kabinetit qeveritar që nuk po e mbrojnë Hotin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deputetes Mimoza Kusari-Lila, e cila sot kritikoi kryeministrit Avdullah Hoti se ka thyer protokollin duke mos u vetizoluar.

Mustafa ka kritikuar Kusari-Lilën, e cila sipas tij ka kërcënuar sot kryeministrin Hoti se do ta shkarkojnë pasi është infektuar me COVID-19, ndërsa këtë ka a quajtur kanibalizëm politik, transmeton “Zeri.info”.

Mobi Casa

“Miq të nderuar. Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’i japim kurajë ose ta lëmë rehat në telashet e tij. Të ngrihesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë pse të ka kapur virusi një ditë më parë është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët?!”, ka shkruar Mustafa.

Në reagimin e tij kreu i LDK-së ka kritikuar edhe kabinetin qeveritar, këshilltarët e ministrat, por edhe bashkëpartiakët që po heshtin ndaj sulmeve që po i bëhen kryeministrit Hoti, duke i cilësuar si “strucë”.
“Strucat e kabinetit qeveritar, këshilltarët, ministrat, por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka përmendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do t’i hajë. Turp!”. ka shkruar Mustafa. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.