Uji Dea

Mustafa i quan pallavragji e zhurmagji kundërshtuesit e demarkacionit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i ka quajtuar pallavragji e zhurmagji ekspertët e pavarur për matjen e territorit të Kosovës, ku këta të fundit pretendojnë se vendi humb territor nga marrëveshja aktuale me Malin e Zi. Madje ai thotë se të njëjtët po shkundin me dorë letra të pavlera dhe “po na maltretojnë në emër të shkencës dhe ekspertëve të pavarur (nga përgjegjësia e tyre)”.

Kreu i ekzekutivit insiston se Kosova nuk nuk ka humbur territor në shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Siç thekson ai, qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin lirshëm në vendet e Shengenit dhe se askush nuk ka të drejtë të pengojë këto procese as për interesa politike e as materiale./GazetaExpress/

Postimi i plotë i Mustafës:

Kryetari i Komisionit qeveritar për matjen e territorit të Kosovës ma dorëzoi Raportin mbrëmë për të dhënat faktografike për territorin e Kosovës.

Akademik Hivzi Islami, kryetar i ASHAK me një sjellje dinjitoze, urtësi dhe plotë peshë të përgjegjësisë para shtetit dhe para kombit, tha se kanë bërë një punë me përkushtim për Kosovën, ai dhe anëtarët e këtij Komisioni. U ndjeva i nderuar që një akademik si Hivzi Islami, njeri që i ka dhënë shumë shkencës së Kosovës dhe shumë kuadro këtij vendi, drejtoi punën e një ekipe profesionale e cila i ofroi faktet e fundit Kosovës për territorin e saj.

Uji Dea

Dhe deri sa vështroja Kryeakademikun tonë se me çfarë përgjegjësie nxjerr fjalët për të shprehur peshën e një punë që kanë kryer, mendoj se me çfarë të drejte disa pallavragji dhe zhurmagji, që argumentin më të madh e kanë të qesin me dorë dhe të shkundin letra të pavlera po na maltretojnë në emër të shkencës dhe ekspertëve të pavarur (nga përgjegjësia e tyre).

Komuna e Pejës, ajo e Istogut, Deçanit dhe Junikut që kufizohen me Malin e Zi konfirmojnë se nuk e kanë humbur asnjë pjesë të territorit të tyre.

Kosova nuk ka humbur territor në shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin lirshëm në vendet e Shengenit. Askush nuk ka të drejtë të pengoj këto procese as për interesa politike e as materiale.

Këtë punë duhet ta bëjmë ne shqiptarët e Kosovës dhe komunitetet joshumicë që nuk diktohen nga Serbia.

Kemi akoma mjaftë kundërshtar të pavarësisë sonë, pengues të proceseve shtetndërtuese dhe ithtar të izolimit të qytetarëve tanë. Nuk ka nevojë që edhe dikush tjetër të bëhet ndihmëtar i tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.