Hidromorava

Mustafa i quan banditë zyrtarët e AAK’së

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Isa Mustafa i ka quajtur zyrtarët e AAK’së banditë, bosë të reketit e kazinove kur u është përgjigjur akuzave se është shndërruar në Shef të Makinerisë së Rrenave. Kryeministri ka thënë se vendi ka filluar të frymojë lirshëm prej reketuesve e banditëve prandaj po ka zvogëlim të papunësisë e rritje ekonomike.

Isa Mustafa i është përgjigjur akuzave të zyrtarëve të AAK’së, të cilët e krahasuan Shefin e Qeverisë me Shefin e Makinerisë së Rrenave kur është fjala për papunësinë në Kosovë.

Mirëpo, Kryeministri Isa Mustafa, në një përgjigje në FB, i ka quajtur kokëboshë e banditë kritikuesit e tij, duke thënë se dikujt edhe po i pengon progresi në Kosovë.

“Rritjen ekonomike të Kosovës prej 4% vitin e kaluar dhe mbi 4% këtë vit, që është më e larta në Evropë, si dhe uljen e papunësisë nga 35.3% në vitin 2014 në 26.2% këtë vit, e konstatojnë institutet relevante. Jo Kryeministri!

“Kokëboshëve e banditëve mund tu pengojë progresi i Kosovës. Sa më shumë që kemi progres aq më pak do të ketë hapësirë për mashtrues që vjelin të varfërit. Vendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti. Prandaj ka zhvillim!”, ka reaguar Mustafa.

Mobi Casa

Ndërkohë, Partia e Ramush Haradinaj ka zgjedhur të krahasojë Isa Mustafën me Shefin e Makinerisë së rrenave. Këtë epitet ia ka dhënë Avni Arifi, Këshilltar i Ramush Haradinajt dhe Kryetar i Degës së kësaj partie në Prishtinë, shkruan Express.

Duke komentuar deklarimet e Kryeministrit se në Kosovë ka rritje ekonomike, Arifi ka thënë se Isa Mustafa s’po duket si Kryeministër por po merr role tjera, transmeton Express.

“Kur flet Isa Mustafa për rritje ekonomike dhe zvogëlim të papunsisë krijon bindje se është shef i Makinerisë së Rrenave e jo Kryeministër”, ka reaguar Arifi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se trendi i uljes së papunësisë në Kosovë ka ardhur si rezultat i rritjes ekonomike.

“Shkalla e papunësisë në Kosovë, 26.2%. Më e ulëta në pesë vitet e fundit. Janë këto rezultate të dala nga Anketa e Fuqisë Punëtore, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të kryer nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, i kumtuar nga ministri Abrashi”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.