UBT

Mustafa i përkushtuar për të mbajtur disiplinën në punë

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qemajl Mustafa ka kërkuar nga drejtorët, menaxheret dhe zyrtarët e lartë në Komunë që të kenë nën kontroll dhe të monitorojnë punën e të gjithë shërbyesve në sektorët, të cilët ata i menaxhojnë duke qenë vigjilentë ngase jemi në një vit zgjedhor dhe përherë disiplina në punë mund të bie nëse mbikëqyrja nuk është permanente nga eprorët.

Këshilli i drejtorëve ka mbajtur mbledhjen e radhës të udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa në të cilën drejtorët kanë raportuar për punët e kryera, sfidat dhe angazhimet për të ardhmen.

Fillimisht Mustafa ka kërkuar nga drejtorët, menaxheret dhe zyrtarët e lartë në Komunë që të kenë nën kontroll dhe të monitorojnë punën e të gjithë shërbyesve në sektorët, të cilët ata i menaxhojnë duke qenë vigjilentë ngase jemi në një vit zgjedhor dhe përherë disiplina në punë mund të bie nëse mbikëqyrja nuk është permanente nga eprorët.

Me këtë rast zyrtari kryesorë financiar, Ilmi Limoni ka thënë se vetëm për dy javë të këtij muaji nga të hyrat vetanake kishim mbi 150 mijë euro, që shikuar totalin e planifikimit vjetor të buxhetit vetanak dhe të realizimit të deritanishëm, me një ritëm edhe më të shtuar të punës mund të arrihet në inksaimin e 3.5 milion eurove.

Ndërsa, Drejtori i Administratës Publike, Mentor Mihovci, ka treguar që javën e kaluar janë lëshuar 3369 dokumente të ndryshme nga administrata. Ai ka theksuar se rritja e fluksit të qytetarëve pranë sporteleve të gjendjes civile në këtë drejtori ka ardhur për shkak të mos njohjes së ekstrakteve të lindjes nga shteti i Serbisë, për bashkatdhetarët tanë që kanë udhëtuar jashtë vendit, duke i detyruar ata që të pajisen me certifikata të lindjes.

Ali Demi nga drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka thënë se nesër në kuadër të marrëveshjes së Komunave të Anamoravës për pajtim ndëretnik do të zhvillohet një aktivitet kulturor me të rinjtë me temën “Vizioni për komunën time” përmes artit pamorë në galerinë e teatrit të qytetit.

ARKATANA

Ndërsa Bujar Nevzati drejtor i Arsimit, tha se ne si drejtori jemi në përgatitjet përfundimtare për fillimin e vitit të ri shkollorë. Ai informoi këshillin për punët që janë duke u kryer në oborrin e shkollës së re të bujqësisë, shkollë kjo e cila do të përurohet më 1 shtatorë. Te gjimnazi i ri punët përfundimtare që objekti të jetë i gatshëm për vitin e ri akademik 201314 janë në përfundim dhe se gjimnazistët mësimet do të fillojnë poashtu në shtatorë pasi të zgjidhet problemi me objektin e Ekonomisë së pyjeve. Gjithashtu edhe komisioni për pranimin e kuadrit është duke punuar me një përkushtim të lartë dhe pritet që në ditët në vijim të kemi listën e mësimdhënësve të pranuar nëpër shkolla tona.

Po ashtu, edhe drejtoi i kadastrës , Gani Neziri ka raportuar për gjendjen e kadastrit e cila thotë se është ndër më të mirat në krahasim me komunat tjera të Kosovës. Ai tha se në këta muaj të verës kemi pasur më shumë kërkesa nga ana e bashkatdhetarëve, por megjithatë shërbimet janë dhënë me kohë dhe sipas ligjit.

Drejtoresha e Urbanizmit, Bahrije Mahmuti tha se specifike në urbanizëm është aplikimi i taksës së re. Gjithashtu ajo tha se janë në përmbyllje të planeve rregulluese.

Blerton Ajeti, drejtor në mbrojtje dhe shpëtim, ka thënë se gjendja është stabile në këtë drejtori dhe intervenimet janë në rënie, por vazhdojmë të jemi në gjendje gatishmërie për të intervenuar në çdo kohë.

Edhe drejtorët e drejtorive të tjera kanë raportuar për punët që kanë kryer gjatë kësaj jave që lamë pas.

Gjithashtu Korniza Afatmesme Buxhetore gjatë ditës së djeshme është prezantuar para Këshillit të Drejtorëve dhe ajo është në diskutim dhe plotësim edhe nga ana e drejtorëve të drejtorive Komunale. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: