Hidromorava

Mustafa i përgjigjet ashpër Veselit, flet për koalicionin LDK -VV me Vjosën Kryeministre

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i ka reaguar Kadri Veselit pas deklaratave të djeshme të këtij të fundit se një koalicion ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes do të jetë një koalicion i izolimit dhe që nuk do të mund ta luftojë korrupsionin, shkruan Gazeta Express.

Mustafa thotë se këto deklarime të Veselit janë huqje të llojit të vetë që sipas tij dëshmojnë që Kadri Veseli mbetet një politikan i dështuar.

Sipas kreut të LDK’së me këto dekalrata Veseli e ka kuptuar tashmë që LDK’ja do të triumfojë në zgjedhje dhe që nuk do të lidh bashkëpunim për qeverisje me PDK’në.

“Koalicioni PAN, i drejtuar nga PDK, me Qeverinë Haradinaj, rrënoi çdo urëlidhje me BE-në dhe SHBA-të.Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli, dje në Shtërpce dhe Ferizaj konfirmoi dy gjera me rëndësi. E para, se po fiton LDK-ja dhe, e dyta, se e ka marrë vesh që s’ka koalicion me PDK-në.Deklarata se Koalicioni ndërmjet Mustafës dhe Kurtit do të jetë koalicion i korrupsionit dhe i izolimit është huqje e llojit të vet. Por, asgjë më e mirë nuk pritet prej tij. Po e vërteton që s’po arrin të jetë politikan, por mbetet një i dështuar në zejen e vjetër të tij”, ka shkruar Mustafa, raporton Gazeta Express.

ARKATANA

Ndër të tjera Mustafa ka thënë se gjasat për koalicion me partinë e Kurtit janë shumë reale. Sipas tij një marrëveshje e tillë politike do të mundësonte luftimin e korrupsionit.

“Sa i përket koalicionit ndërmjet LDK-së dhe VV, konsideroj se gjasat janë shumë reale. Ky koalicion i drejtuar nga LDK mund ta luftojë krimin dhe korrupsionin dhe të hapë rrugën e integrimeve euroatlantike të Kosovës. Këtë e dëshmon fakti se në qeverisjen e LDK-së nuk ka pasur asnjë aferë korruptive dhe asnjë ministër me aktakuzë dhe se në atë periudhë është nënshkruar Marrëveshja e parë kontraktuale me BE-në, Marrëveshja për Stabilizim-Asocim”, shton ndër të tjera kreu i LDK’së.

Në fund thotë se me fitoren e partisë së tij në krye me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeminsitre, Kosovës do t’i hapen dyert në Bruksel e Ëashington.

“Me fitoren e LDK-së më 6 tetor, Kosova do të ketë qeveri evropiane me një kryeministre evropiane, e cila do ti ketë dyertë e hapura në Bruksel dhe Ëashington”, ka përfunduar Mustafa./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.