Fundamenti

Mustafa i PDK-së merr mbështetje edhe në rrugën “Pajazit Ahmeti”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Edhe rruga “Pajazit Ahmeti” ka dalur në mbështetje të kryetarit Qemajl Mustafa, për balotazhin e 1 dhjetorit 2013.

Sipas njoftimit të PDK-së në këtë lagje është prioritet rregullimi i rrugës që është në një gjatësi të vogël dhe rregullimin e ndriçimit Publik, sepse infrastrukturën tjetër e kemi funksionale dhe nuk është e nevojshme të investohet më në te.

Ne banorët e kësaj lagje jemi të mobilizuar që t’ju mbështesim falë punës që ju si kryetar keni bërë në qeverisjen me Gjilanin, por edhe falë korrektësisë dhe transparencës së treguar ndaj qytetarëve. Ne jemi të kënaqur që ju si kryetar hapur e keni trajtuar çdo kërkesë dhe problem të lagjeve apo fshatrave të ndryshme.

Kryetari Qemajl Mustafa me këtë rast ka thënë se sa i përket investimit të rrugës një gjë e tillë do të bëhet, ngase kjo si rrugë por edhe shumë të tjera siç është në lagjen Arbëria, Dardania, Zabeli i Sahit Agës, Lagja e VIII, por edhe disa fshatra, janë të shpallura, është përzgjedhur përfituesi për rregullimin e tyre, mirëpo ankesat e kompanive të ndryshme ndaj njëra- tjetrës ka bërë që deri më sot të jemi ende në këtë gjendje.

FIDANISHTJA

Ai ka thënë se duke u bazuar në mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Infrastrukturës këto tender që janë të hapur gjatë pranverës do të rregullohen. “Ne jemi duke pritur vetëm përgjigjen e OSHP-së për të vazhduar me punë. Kemi parat e ndara nga ana e qeverisë për këto projekte dhe jemi në pritje të fjalës së këtij organi”.

Ai ka garantuar se nuk është në pyetje cili do të jetë kryetari më 2 dhjetor sa i përket realizimit të këtyre rrugëve, ngase ato janë shpallur dhe do të realizohen plotësisht sipas projektit që është tenderuar.

Ndryshe sa i përket ndriçimit publik, ai mund të bëhet edhe më shpejt, sepse kontrata për punë të tillë ekziston dhe ajo që ju kërkoni janë rreth 15 drita, që për Komunën është e mundur të investohen.

Banorët e kësaj lagje kanë thënë se mbështetja për PDK-në dhe juve si kandidat është shumë e madhe nga ana jonë, sepse ju jeni dëshmuar me punë të mira në qeverisjen gjashtë vjeçare dhe jemi të bindur se Gjilani mund të ndryshoj edhe më shumë dhe të zhvillohet vetëm nëse ju do të jeni në krye të qeverisjes thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.