UBT

Mustafa i pari në mesin e kryetarëve të Komunave të Kosovës që komunikon me qytetarët në Tweetr

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari Mustafa u përgjigj në të gjitha pyetjet, duke thënë se Komuna ka kapacitete për zbatimin e këtij ligji, por megjithatë edhe vet qytetarët janë monitorues të zbatimit të tij.

Komuna e Gjilanit dhe projekti i UNDP-së “Mediat sociale për fuqizim inovativ lokal” shënojnë Ditën Botërore Kundër Pirjes së Duhanit, duke bashkëbiseduar me qytetarë për “TweetChat me Kryetarin e Komunës Qemajl Mustafën”, Kundër DuhanitGl.

Mjellma Doli zyrtare e këtij projekti tha se kryetari i Komunës së Gjilanit është i pari prej kryetarëve të Komunave të Kosovës, që sot përdori këtë formë bashkëkohore të komunikimit me bisedën online në TweetChat, për Ditën Botërore Kundër Pirjes së Duhanit, duke filluar nga ora 16:00 deri në orën 17:00.

Mobi Casa

Të interesuar ishin një numër i madh i qytetarëve, të cilët biseduan me kryetarin drejtpërdrejtë përmes rrjetit social të cilët u interesuan rreth pirjes së duhanit, ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, gjobat për personat që nuk e respektojnë ligjin etj.

Kryetari Mustafa u përgjigj në të gjitha pyetjet, duke thënë se Komuna ka kapacitete për zbatimin e këtij ligji, por megjithatë edhe vet qytetarët janë monitorues të zbatimit të tij.

Në fund kryetari i Komunës ka falënderuar qytetarët që ishin në numër të shumtë, të cilët ishin bashkëbisedues për zbatimin e ligjit kundër pirjes së duhanit në vendet publike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.