GRANDEMALL

Mustafa i painformuar për akuzat ndaj Hamitit?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Dy ditë pas arrestimit të Sami Hamitit, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk është në dijeni se për çfarë akuzohet vartësi i tij. Ndërkohë që EULEX-i ka njoftuar se po heton Hamitin dhe dy biznesmenë për korrupsion dhe zhvatje.

Kryetari i Komunës së Prishtinës. Isa Mustafa, ka thyer heshtjen lidhur me arrestimin e njërit prej zyrtarëve më të lartë në këtë komunë, Sami Hamiti.

Ai ka deklaruar sot se nuk është i informuar se për çfarë ngarkohet Hamiti nga organet e drejtësisë.

“Meqenëse ka pasur pritje të opinionit që ne të prononcohemi lidhur më rastin e kryetarit të Kuvendit, dua tu them se Komuna e Prishtinës akoma nuk ka një informatë ose vlerësim të organeve të drejtësisë lidhur më atë se për çfarë ngarkohet zoti Hamiti. Prandaj ne nuk kemi pasur mundësi që edhe të japim vlerësime, si Komunë lidhur më atë çështje”, ka thënë Mustafa, në një prononcim për media.

Kryetari i LDK-së ka shtuar se nuk dëshiron të flasë më shumë për rastin Hamiti, në mënyrë që të mos ndikojë në punën e organeve të drejtësisë.

Uji Dea

Kryetari Mustafa tha se në komunën e Prishtinës nuk është ndryshuar as një plan rregullues, as një pjesë. “Nuk kemi pasur as një iniciativë, propozim, apo tentativë që në kuvend të shkohet më gjera të tilla. Është veç një propozim i komunës për tu qasur në ndryshimin e planeve rregulluese, në baze të ndryshimeve që ka bërë propozim Ministria e Ambientit, ngase ministria ka konstatuar se ka të meta në planet rregulluese, të cilat duhet të rregullohen dhe të plotësohen ose duhet të shpallen të pa vlefshme. Me ketë nuk dëshiroj as ta arsyetoj, apo diç tjetër, por po them vetëm atë se cfare zoti Hamiti ka punuar në pikëpamje të pozitës se tij”, tha kryetari Mustafa.

Sami Hamiti, kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe zyrtar i lartë i LDK-së, është arrestuar të mërkurën nga policia e EULEX-it, bashkë me biznesmenët Agim Ademi dhe Muharrem Rama.

Pronari i kompanisë “Capital Ring”, Dritëro Kadolli, i ka denoncuar dy biznesmenët se i kanë kërkuar në emër të Sami Hamiti tri shtëpi dhe një veturë BMW X5.

Biseda gjatë të cilës është bërë kjo kërkesë është incizuar nga hetuesë të EULEX-it.

Tre të akuzuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.