ARKATANA

Mustafa, i pafuqishëm karshi ministrave serbë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës e përkrahin ndërtimin e lagjes “Lugina e Diellit”, pavarësisht faktit se ekzekutivi i vendit e cilëson si ilegal ndërtimin e kësaj lagjeje. Sipas opozitës, kryeministri Isa Mustafa është i pafuqishëm përballë ministrave serbë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq dhe ministri Dalibor Jevtiq kanë dalë kundër Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e lagjes “Lugina e Diellit” në Zveçan. Ata kanë injoruar deklaratat e Qeverisë duke e bërë të pafuqishëm kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, karshi vendimeve me ndërhyrje direkte nga Beogradi.

FIDANISHTJA

Ndërkohë Qeveria e Kosovës ka mbetur vetëm me nivel deklaratash, por nuk ka ndërmarrë asgjë zyrtare deri më tash në parandalimin e këtij projekti të iniciuar dhe financuar nga Serbia. Gazeta “Zëri” ka kërkuar sqarime nga Zyra e kryeministrit nëse do të ketë pasoja për ministrat serbë që po dalin kundër vendimeve të Qeverisë dhe ligjeve të Kosovës, por kjo zyrë nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit” ka filluar më 9 qershor dhe përfshin ndërtimin e rreth 300 shtëpive në të cilat do të kthehen rreth 1500 qytetarë serbë të shpërngulur gjatë luftës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.