Fundamenti

Mustafa i kontestuar edhe një muaj ​

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Deputetët e PDK-së e kanë bërë të premten çështje kushtetuese aktin e zgjedhjes së Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit. Përgjigje nuk pritet të marrin para një muaji.

Për pasojë, posti do t’i kontestohet Mustafës deri atëherë. Shkaku i kësaj situate, presidentja Atifete Jahjaga nuk ka krijuar ndonjë raport institucional me të. As përfaqësitë diplomatike nuk i kanë shprehur publikisht ndonjë urim, shkruan Koha Ditore.

FIDANISHTJA

Përgjigjja se a do të mbetet në pozitë apo do të rrëzohet Mustafa nuk do të merret shpejt. Një burim që njeh procedurën e vendimmarrjes në Kushtetuese ka thënë se në versionin më optimist, Gjykata mund të përgjigjet tek në pjesën e dytë të gushtit.