United Hospital

Mustafa i ka dërguar letër Gjermanisë që ta shpall Kosovën “vend të sigurt të origjinës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sipas një raporti të publikuar në edicionin e së martës të së përditshmes gjermane “Handelsblatt”, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe homologu i tij malazez, Milo Gjukanoviq, i kanë bërë të qarta dëshirat e tyre në letrat e dërguara anëtarit gjerman të Parlamentit të Evropës, David McAllister.

“Ne favorizojmë që Kosova të klasifikohet nën ligjin gjerman si vend i sigurt i origjinës”, ka shkruar Mustafa, duke shtuar se persekutimi politik apo tortura nuk ekzistojnë në Kosovë, raporton Koha.net.

Sipas këtij raporti, të cilin e publikon DW në gjuhën angleze, edhe letra e Gjukanoviqit ka një përmbajtje të ngjashme.

Uji Dea

“Jam i bindur se Mali i Zi përmbush të gjitha kushtet që të klasifikohet si vend i sigurt i origjinës në frymën e ligjit gjerman”, ka shkruar Gjukanoviq.

Ai shton se nuk sheh asnjë arsye që ndonjë qytetar i Malit të Zi “të kërkojë azil në ndonjë shtet evropian apo tjetër”.

Në lidhje me mendimet e shprehura në letrat e tyre, McAllister, anëtar i partisë CDU të kancelaren gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje qeverisë gjermane që të veprojë me shpejtësi në mënyrë që t’i shpallë Kosovën dhe Malin e Zi si vende të sigurta të origjinës, status i cili do t’ua bënte shumë më të vështirë qytetarëve të këtyre vendeve të marrin azil në Gjermani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.