ARKATANA

Mustafa, i gozhduar nga Thaçi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e koalicionit, e kushtëzuar nga mafia politike. LDK-ja u bë pjesë e kapjes së shtetit nga PDK-ja.

Analistët dhe opozita theksojnë se kryeministri aktual formalisht udhëheq Qeverinë, por de facto janë grupet kriminale të interesit, të lidhura me PDKnë, por dhe LDK-në, që kontrollojnë gjithçka

Para një viti, Isa Mustafa i ktheu shpinën bllokut VLAN dhe kështu pas marrëveshjes me Thaçin fitoi postin e kryeministrit të Kosovës. Mënyra sesi lideri i LDK-së erdhi deri tek pozita më e lartë e ekzekutivit, si dhe fakti që nuk ishte kandidati me më së shumti vota në zgjedhjet nacionale, siç duket, e zbehu në publik namin e tij si kryeministër.

UBT

Udhëheqja e dobët e Qeverisë, e dobësoi edhe më tej figurën e tij. Së fundmi, pak ditë më parë Mustafa kërkoi nga ministrat e kabinetit të tij qeveritar, që të jenë më shumë prezent në Kosovë sesa jashtë, duke dëshmuar kështu se nuk po arrin t’i ketë nën kontroll anëtarët e ekzekutivit.

Për këtë, deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, tha se është një deklaratë apo kërkesë absurde nga ana e kryeministrit. “U adresua se duhet të marrë masa se ministrat po udhëtojnë shumë, po në fakt menaxhues i ministrave është vetë kryeministri Isa Mustafa”, tha Kadriaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.