Mobi Casa

Mustafa i bindur se Kosova nuk është duke i falur tokë Malit të Zi

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, një intervistë për RTK-në duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, ka deklaruar se vazhdon ta mbajë qëndrimin e njëjtë se nuk është gjetur asnjë argument që kufiri është përtej vendimit të komisionit shtetëror për demarkacion.

“Nuk kemi dokumente me të cilat vërtetojmë se ajo tokë, jo që është tokë e shqiptarëve sepse ajo tokë e shqiptarëve ka qenë, por nuk është tokë në të cilën ke administruar qoftë si krahinë, qoftë si shtet”, ka theksuar Mustafa.

Kryeministri ka folur edhe për takimin që pritet ta ketë më liderët e parive politike për të diskutuar për ketë çështje.

Mustafa ka thënë se këto takime mund të behën gjatë ditëve në vijim, derisa ka ripërsëritur faktin se Demarkacioni do të shkojë në Kuvend gjatë muajit tetor.

……

Mustafa: Sondazhi i porositur nga VV nuk është real

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa për herë të parë ka komentuar sondazhin e fundit të bërë nga një kompani e lidhur me Vetëvendosjen, të cilën edhe e nxori si parinë e dytë në vend. Kryeministri Mustafa në një intervistë për RTK ka thënë se nuk ju beson këtyre sondazheve dhe ka thënë se ato nuk e paraqesin realitetin.

Uji Dea

“Të them të drejtën mua gjithmonë këto sondazhe më duken punë qesharake sepse nuk u besoj fare. Unë më së shumti i besoj punëve të mia. Ato nuk janë reale dhe nuk e paraqesin ndonjë realitet. I tillë ishte edhe ky sondazhi i fundit i bërë nga Vetëvendosje”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se Vetëvendosje me këtë sondazh i ka bërë edhe gropën vetës, në të cilën ka rënë tashme.

“Populli thotë se ai që mundohet ta bëjë gropën, bije vetë në të”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se Vetëvendosje ka bërë gabim qe e ka bërë këtë sondash.

Ai ka komentuar edhe listat e veteranëve të UCK dhe buxhetin e Kosovës, duke treguar se aktualisht nuk kanë para për ti mbuluar të gjithë shpenzimet.

“ Ata që janë veteranë te varetë do ta marrin ata që u takon. Te tjerëve ne nuk kemi çka tu bëjmë. Listat duhet të shikohen dhe të dihen veteranët e vërtet”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.