ARKATANA

Mustafa: Haliti rizgjidhet kryetar i Vitisë sepse dha model të qeverisjes së mirë

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të mërkurën në Viti se Sokol Haliti do të rizgjidhet kryetar i komunës, sepse ka dhënë shembullin më të mirë se si qeveriset në komunë me transparencë, me vizion dhe me përgjegjësi.

“Qytetarët e Vitisë do ta rizgjedhin Sokol Halitin sepse këto 4 vjet, kjo komunë është qeverisur shumë mirë. Njerëzit e mirë duhet të qeverisin komunat e Kosovës. Njerëzit tanë kanë qeverisur mirë. Kemi arsye të kërkojmë në Viti vazhdimin e mandatit për Sokol Halitin”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se vetëm ne jemi dëshmuar se qeverisim pa u korruptuar, pa skandale, pa afera, që i japim përparësi zhvillimit ekonomik dhe që e drejtojmë Kosovën kah integrimet euro-atlantike dhe që mbajmë miqësinë, siç thoshte Presidenti Rugova, të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është shprehur i bindur në fitoren e tij dhe listës së kandidatëve të LDK për Kuvendin Komunal të Vitisë.
Ai potencoi se gjatë katër viteve të kaluara, komuna e Vitisë ka arritur të përmbushë të gjitha premtimet ndaj qytetarëve, madje i ka tejkaluar ato.

UBT

“Ne kemi bilanc të shkëlqyeshëm të punës në këto katër vite të qeverisjes. Komuna e Vitisë është vlerësuar nga organizata ndërkombëtare, si komuna që ka përmbushur të gjitha premtimet. Ne jemi bazuar në realizimin e programit tonë qeverisës. Kemi premtuar 14 milionë euro investime, kemi realizuar 19 milionë euro, apo 5 milionë euro më shumë”, ka thënë Haliti, sipas të cilit, qeverisja e tij ka arritur t’u bëjë ballë të gjitha sfidave të trashëguara nga qeverisjet e kaluara në këtë komunë.

“Komuna e Vitisë, është e vetmja komunë e Kosovës dhe në mesin e 3 komunave të Evropës Juglindore që ka arritur partneritet me Bashkimin Evropian për strategjinë lokale 2020-2030”, ka thënë Haliti, sipas të cilit, ai tashmë ka ndërtuar në detaje strategjinë zhvillimore për 4 vitet e ardhshme.

“Strategjia jonë zhvillimore për katër vitet e ardhshme parasheh 24 milionë euro buxhet, të cilin jam i bindur se do ta tejkalojmë. Jam i bindur se do ta zbatojmë me saktësi këtë strategji zhvillimore në katër vitet e ardhshme”, ka thënë Haliti, i cili ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të komunës së Vitisë që ta mbështesin ekipin e tij dhe të LDK-së, në mënyrë që më 22 tetor të kryhen zgjedhjet dhe të mos ketë nevojë për balotazh./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.