Fundamenti

Mustafa godet Qeverinë për rritjen e papunësisë: Ky koalicion as nuk di, as nuk do

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-kryeministri dhe kryetari në largim i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë një postim në Facebook ku ka folur për ekonominë e vendit.

Isa Mustafa po e cilëson lajm të mirë faktin që Kosova vazhdon të kryesojë me rritjen ekonomike krahasuar me vendet e tjera të regjionit, përcjell Periskopi. Por, e cilëson si lajm të keq që në vitin 2018 (sic) janë humbur 17 mijë vende të punës dhe se rritja ekonomike nuk po gjeneron vende të reja të punës.

Ai e ka cilësuar stilin e liderëve të institucioneve të Kosovës si “kush është më i forti” dhe “kush kujt”, kush po ndërton më shumë autostrada afër katundit dhe regjionit të vet e kush po shet më shumë tenderë, nuk ka qasje serioze dhe interesim për problemin jetik të të rinjve”, ka thënë z. Mustafa.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Mobi Casa

Është lajm i mirë se Kosova po vazhdon të kryesojë me rritjen ekonomike krahasuar me vendet në regjion. Por është lajm i keq se në vitin 2018 kemi humbur 17 mijë vende të punës dhe se kjo rritje ekonomike, e bazuar në investime publike, nuk po gjeneron vende të reja të punës. Përkundrazi!

Në Kosovë, në dy vitet e fundit, po rritet shkalla e papunësisë dhe po zvogëlohen investimet e huaja direkte.

Derisa institucionet e Kosovës janë të preokupuara me politika populliste, në stilin “kush është më i forti” dhe “kush kujtë”; kush po ndërton më shumë autostrada afër katundit dhe regjionit të vet e kush po shet më shumë tenderë, nuk ka qasje serioze dhe interesim për problemin jetik të të rinjëve. Papunësinë dhe punësimin e tyre.

Koalicioni qeverisës as nuk po di as nuk po don! IM

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.