ARKATANA

Mustafa godet PDK-në: S’kemi bërë koalicion për zgjedhje të parakohshme, por për të punuar

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë se marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi do ta procedojë në Kuvend për të parë nëse ka vullnet ky institucion t’i nxjerrë qytetarët e vet nga izolimi me përkrahje të BE-së dhe të ShBA-së.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Mustafa ka theksuar se, në rast të kundërt, Kuvendi do t’u nënshtrohet politikave populliste, folkloriste dhe kauzave të rrejshme të individëve të caktuar, duke rrezikuar partneritetin me BE-në dhe ShBA-në.

FITORJA

I pari i Qeverisë ka thënë se i kanë ofruar të gjitha argumentet për demarkacionin se Kosova nuk e humbet asnjë metër katror. Sa i përket mocionit të opozitës për mosbesim ndaj Qeverisë, kryeministri ka pohuar se opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë.

Mustafa ka bërë me dije se LDK-ja është e përkushtuar ta përmbushë plotësisht marrëveshjen e koalicionit me PDK-në, duke ia kujtuar kësaj të fundit se nuk kanë bërë koalicion për zgjedhje të parakohshme, por për të punuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.