FITORJA

Mustafa godet deputetët e LDK-së që munguan në Kuvend: U frikësova se janë zënë peng në çadrat e VV-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët dje nuk ishin në Kuvend, duke thënë se frikësohej mos janë zënë peng në çadrat e Vetëvendosjes.

Mustafa ka shkruar në rrjetin social Facebook se dikush i tha se deputetët e partisë së tij i kanë frikësuar, kurse tjetri i tha se kanë fluturuar për të marrë udhëzime në çadrat e verës australiane.

Hidromorava

Lexojeni postimin e plotë të Mustafës në Facebook:

“Dje, derisa VV po bënte terror mbi institucionet e Republikës së Kosovës, derisa ma sulmonin shtëpinë me shishe molotovi, pyeta ku janë edhe disa deputet që kanë marrë vota në emër të LDK-së, sepse nuk shiheshin se janë me shumicën e kolegëve të tyre. Frikohesha se janë zënë peng në çadrat e VV. Por, jo! Dikush më tha se i kanë frikësuar, e tjetri se kanë fluturuar, me marrë udhëzime në çadrat e verës australiane. Kryesorja që janë gjallë! Ata që e respektuan votën e qytetarëve ishin në Parlament. Nuk u frikësuan” (sic), ka shkruar Mustafa./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.